I riu u plagos duke prerë dru
TIRANE – Ngjarja e rëndë, e cila i kushtoi shikimin, dëgjimin dhe dëmtime të gjymtyrëve të riut Ilir Havalja, atëherë 17 vjeç, ka ndodhur më 28 tetor 2005 në poligonin ushtarak që ndodhet te Kafja e Rremës, në periferi të kryeqytetit.
Havalja ndodhej duke prerë dru së bashku me dy kushërinjtë e tij kur kanë hasur në një predhë, e cila kishte mbetur aty pas qitjes që kishin bërë ushtarët. Shpërthimi i predhës i ka kushtuar Ilir Havaljes humbjen e shikimit, 80% të dëgjimit dhe dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Falë transportimit të shpejtë në Spitalin Ushtarak dhe ndërhyrjes në kohë të mjekëve, ai i shpëtoi rrezikut për jetën, por fatkeqësisht nuk u arrit të korrigjoheshin pasojat e goditjes nga copat e predhës së artilerisë pas shpërthimit. f.m.