I sëmuri mendor, 18 thika një biznesmeni
Masakrohet me thikë bashkëpronari i një fshati turistik në Qerret të Kavajës. Lënia në gjendje të lirë e personave me probleme të theksuara mendore dhe simptoma që tregojnë agresivitet, duke paralajmëruar krime, vazhdon të jetë një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare. Viktima gjeti vdekjen në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në spitalin rajonal të Durrësit, pasi u godit nga dora e njërit prej të punësuarve të vet, jo larg vilës së tij të banimit. Pajtim Selmani nga Tirana u masakrua me shumë goditje thike nga roja i objektit, Halil Buletini, nga fshati Qerret dhe me origjinë nga Kosova. Autori njihet në fshatin e tij të banimit si person me probleme mendore. Ai trajtohej me medikamente mjekësore prej tre vjetësh. Në fshatin turistik, ku ndodhi krimi i rëndë, të gjithë heshtin të tronditur nga ngjarja dhe frika se ajo do të cenojë imazhin e fshatit në këtë sezon. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 45-vjeçari Halil Buletini, autori i krimit, kishte braktisur vendrojën dhe kishte zënë pusi pranë lokalit që ndodhej në kompleksin e vilave që ruante. Ishte fshehur pas një shkurreje trëndafilash dhe me thikën në dorë ka sulmuar me të dalë prej lokalit buzë rërës një prej bashkëpronarëve, Selmanin, i cili së bashku me një shok po shkonte drejt bilardos së kompleksit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe një prej kamerierëve të lokalit të vëllezërve Krasniqi nga ku doli viktima, Alger Demo, tregon se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Gjithçka në pak sekonda dhe trupi i Selmanit është masakruar plotësisht nga goditjet e shumta: "Ia kishte bërë çarçaf. Viktima ishte vëllai i pronarit". I pari që e ka gjetur Selmanin ka qenë Haxhi Krasniqi, të cilit i ka thënë i mbytur në gjak dhe nga dhembja: "Më vrau me grushte Halili", pa kuptuar se plagët i kishte marrë nga një thikë që e kishte goditur pa ndërprerje me mllef e mëri. Askush në fshat nuk di të thotë gjë për motivet që e shtynë 45-vjeçarin Buletini, baba i dy fëmijëve, drejt këtij krimi, përpos faktit se ai kurohej për probleme mendore prej disa vitesh. Nuk dinë të thonë nëse ka pasur ndonjë qejfmbetje mes palëve, pasi kontakti i tyre ka qenë i vogël. Me personelin merrej më shumë një tjetër nga vëllezërit Selmani. "Ka qenë njeri i mirë, po vitin e fundit pati shfaqur në disa raste probleme agresiviteti ekstrem", tregon një nga gratë e fisit Krasniqi, bashkëfshatare e autorit. Burime të policisë së Kavajës thonë se viktima është goditur nga agresori rreth 18 herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë të shumta, të cilave nuk ka mundur t‘u mbijetojë.
Në burgjet shqiptare vuajnë dënimin rreth 300 persona me sëmundje mendore, të cilët kanë qenë potencial i identifikuar për krime, por që për shkak të mungesës së vendeve të izolimit dhe trajtimit psikiatrik në qendra të mbyllura për ta u ka dhënë terren për të shpërthyer në agresion dhe krime të rënda kundër personit.
Halil Buletini është një prej të sëmurëve mendorë që, ndonëse i kishte të gjitha gjasat për t‘u shndërruar në kriminel për shkak të problemeve të theksuara të shëndetit mendor, nuk u trajtua. Në fshat të tregojnë se Buletini, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes, kishte shfaqur dhe herë të tjera gjatë vitit të fundit tendenca vrastare, të cilat janë përmbushur me vrasjen barbare të njërit prej vëllezërve që e kishin punësuar.
Përkundrazi, pronarët e fshatit turistik i dhanë mundësinë të merrte një pagë, duke punuar si roje. Një vit më parë ai kishte tentuar të vriste dikë, por i kishin tërhequr vëmendjen dhe dhënë mundësinë të vazhdonte punën. Edhe një muaj më parë Buletini kishte dhënë një sinjal të pastër, por ka mbetur i lirë deri dje, kur i është dashur të përballet me uniformat blu që e kanë arrestuar në flagrancë për vrasje.
Në shtëpinë e Buletinit ka rënë heshtja. Mungon e shoqja dhe dy djemtë, më i madhi vetëm 12 vjeç. Gruaja e tij kultivon lule, të cilat më pas tenton t‘i shesë për frekuentuesit e fshatit turistik. Ajo nuk duket gjëkundi. Vapa dhe tronditja nga krimi i kanë mbyllur njerëzit e fshatit Qerret në shtëpitë e tyre, ndërsa te secili që ndesh në rrugë apo ulur në lokal haset frika për të folur, apo siç e quajnë ata, "për t‘u marrë me punët e të tjerëve".