E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitësit shfaqen në autostradë

Lushnjë

Rikthehen grabitjet me armë në rrugë. Mbrëmjen vonë të së martës, tre persona të armatosur i kanë bërë pritë një makine në autostradën Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur Kthesa e Bubullimës. Pasi kanë kërcënuar drejtuesin e saj, kanë arritur të grabisin makinën, të cilën e kanë braktisur më pas disa kilometra larg vendit të ngjarjes, pasi janë informuar se kërkoheshin nga policia. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë së Lushnjës bëjnë të ditur se 47-vjeçari Kujtim Bobo është prangosur dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim. Nga të njëjtat burime mësohet se Kujtim Bobo së bashku me shtetasin Julian Sula dhe një person tjetër, kanë rrëmbyer te Kthesa e Bubullimës mjetin fuoristradë tip KIA me targa të huaja CV432XL, në përdorim nga shtetasi A.D. 38 vjeç.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›