Vrasja e Azemit, gardianët në pyetje për arratinë e Çakrrit
Prokuroria e Lezhës ka filluar
një hetim të plotë për arrat
isjen e Petrit Çakrrit, një prej
dëshmitarëve të vrasjes së Azem
Hajdarit, nga qelia në Burgun e
Shënkollit në Lezhë. Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve tha dje se
ka depozituar në këtë organ akuze
një kallëzim penal për të dënuarin
Çakrri, 38 vjeç lindur në Tropojë
dhe banues në Tiranë, nën akuzën
e largimit nga vendi i vuajtjes së
dënimit. Nëse faktohet akuza e
mësipërme, Çakrri mund të dënohet
deri në pesë vjet heqje lirie. Zv/
drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,
Lulzim Kodra, në një prononcim
për gazetën "Shqip" tha se Policia
e Burgjeve ka kryer veprimet e
para për të zbardhur largimin nga
qelia të 38-vjeçarit. Është marrë në
pyetje drejtori i Burgut të Shënkollit
në Lezhë, si dhe pjesëtarë të
tjerë të administratës së burgut.
Gjithashtu, është verifikuar
kartela e të dënuarit. Sipas veprimeve
të Drejtorisë së Përgjithshme
të Burgjeve, Burgu i Shënkollit
në Lezhë ka dhënë leje sipas
rregullores dhe sipas legjislacionit
në fuqi. Zv/drejtori Kodra pohoi
se është arritur në përfundimin se
administrata e Burgut të Shënkollit
në Lezhë ka vepruar drejt me të
burgosurin. Ai ishte i dënuar për
dy vepra penale; të vjedhjes me
dhunë dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme
të Burgjeve, Çakrri është dënuar
me 6 vjet heqje lirie, dënim të cilin
e ka përfunduar më datë 15 maj
2006. Gjatë kohës që ishte duke
vuajtur dënimin e parë, më datë 3
mars 2006 është dënuar për një
tjetër vepër penale me 6 vjet heqje
lirie për veprën e mashtrimit. Këtë
dënim po e kryente në Burgun e
Shënkollit në Lezhë. "Sipas dinamikës
së vuajtjes së dënimit rezulton
se i dënuari duhet të vuajë
edhe 1 vit e 4 muaj heqje lirie, pavarësisht
pretendimeve të tij për
përfundim të dënimit" deklaron
Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve. Sipas tyre, i dënuari
Çakrraj, përveç rastit konkret ka
përfituar edhe herë të tjera leje dhe
është kthyer brenda afatit të caktuar.
Për vitin 2009, Çakrrajt iu dha
leje më datën 15 janar 2009 ora
13:00 deri në datë 22 janar 2009
ora 15:00. Por ai nuk është kthyer
në afatin e caktuar, duke shkelur
dispozita ligjore të largimit të burgosurit
nga vendi i qëndrimit. Vetë
i akuzuari për largim nga burgu do
të deklaronte se dënimi i tij ka përfunduar
në datën 22 dhjetor të vitit
të kaluar. Çakrri ka depozituar një
ankesë në zyrën e Avokatit të Popullit
për përfundimin e dënimit. Ai
deklaronte se është dënuar nga
mafia gjyqësore dhe se kjo mafie do
ta mbajë në burg përjetësisht. Drejtoria
e Burgjeve tha dje se ka
lajmëruar edhe Policinë e Shtetit
për rastin konkret nga ku ka marrë
një përgjigje se ai është shpallur në
kërkim ndërkombëtar.
"Arratisja e mjekëve"
Policia e Shtetit deklaroi në
fund të vitit 2008 se ka
ngritur akuzë ndaj dy
mjekëve që nuk janë gjetur
në shtëpi, Ardian Nelaj dhe
Agim Karaj. Dy mjekët e
njohur akuzohen për
korrupsion dhe gjykata
vendosi masën e arrestit
shtëpiak. Gjatë vlerësimit të
kësaj mase, Gjykata e
Apelit vendosi që dy mjekët
të rikthehen në burg
Arratisja në Burrel
Më 5 prill 2008, Fran
Marashi, dënuar për
ngjarjen e ‘97-ës në Urën
Vajgurore, ku mbetën të
vrarë 4 policë dhe Preng
Lleshi sharruan hekurat e
dritares së banjës në
Burgun e Burrelit. Por
vetëm për 30 minuta e
kanë "shijuar" lirinë dy të
burgosurit, me burgim të
përjetshëm për
disa vrasje.
Arratisja e Durdës
Më 5 tetor 2005 është
arratisur Frederik Durda, i
dënuar me 16 vjet burg për
trafik ndërkombëtar droge.
Ikja spektakolare u bë në
maternitetin e Tiranës, ku
Durda kishte shkuar për të
vizituar të shoqen. Ai u
arrestua pas 48 orësh, pasi
policia vuri një shpërblim të
majmë për prangosjen e tij.
Mësohet se një informator
ka marrë 100 mijë USD.
një hetim të plotë për arrat
isjen e Petrit Çakrrit, një prej
dëshmitarëve të vrasjes së Azem
Hajdarit, nga qelia në Burgun e
Shënkollit në Lezhë. Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve tha dje se
ka depozituar në këtë organ akuze
një kallëzim penal për të dënuarin
Çakrri, 38 vjeç lindur në Tropojë
dhe banues në Tiranë, nën akuzën
e largimit nga vendi i vuajtjes së
dënimit. Nëse faktohet akuza e
mësipërme, Çakrri mund të dënohet
deri në pesë vjet heqje lirie. Zv/
drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,
Lulzim Kodra, në një prononcim
për gazetën "Shqip" tha se Policia
e Burgjeve ka kryer veprimet e
para për të zbardhur largimin nga
qelia të 38-vjeçarit. Është marrë në
pyetje drejtori i Burgut të Shënkollit
në Lezhë, si dhe pjesëtarë të
tjerë të administratës së burgut.
Gjithashtu, është verifikuar
kartela e të dënuarit. Sipas veprimeve
të Drejtorisë së Përgjithshme
të Burgjeve, Burgu i Shënkollit
në Lezhë ka dhënë leje sipas
rregullores dhe sipas legjislacionit
në fuqi. Zv/drejtori Kodra pohoi
se është arritur në përfundimin se
administrata e Burgut të Shënkollit
në Lezhë ka vepruar drejt me të
burgosurin. Ai ishte i dënuar për
dy vepra penale; të vjedhjes me
dhunë dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme
të Burgjeve, Çakrri është dënuar
me 6 vjet heqje lirie, dënim të cilin
e ka përfunduar më datë 15 maj
2006. Gjatë kohës që ishte duke
vuajtur dënimin e parë, më datë 3
mars 2006 është dënuar për një
tjetër vepër penale me 6 vjet heqje
lirie për veprën e mashtrimit. Këtë
dënim po e kryente në Burgun e
Shënkollit në Lezhë. "Sipas dinamikës
së vuajtjes së dënimit rezulton
se i dënuari duhet të vuajë
edhe 1 vit e 4 muaj heqje lirie, pavarësisht
pretendimeve të tij për
përfundim të dënimit" deklaron
Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve. Sipas tyre, i dënuari
Çakrraj, përveç rastit konkret ka
përfituar edhe herë të tjera leje dhe
është kthyer brenda afatit të caktuar.
Për vitin 2009, Çakrrajt iu dha
leje më datën 15 janar 2009 ora
13:00 deri në datë 22 janar 2009
ora 15:00. Por ai nuk është kthyer
në afatin e caktuar, duke shkelur
dispozita ligjore të largimit të burgosurit
nga vendi i qëndrimit. Vetë
i akuzuari për largim nga burgu do
të deklaronte se dënimi i tij ka përfunduar
në datën 22 dhjetor të vitit
të kaluar. Çakrri ka depozituar një
ankesë në zyrën e Avokatit të Popullit
për përfundimin e dënimit. Ai
deklaronte se është dënuar nga
mafia gjyqësore dhe se kjo mafie do
ta mbajë në burg përjetësisht. Drejtoria
e Burgjeve tha dje se ka
lajmëruar edhe Policinë e Shtetit
për rastin konkret nga ku ka marrë
një përgjigje se ai është shpallur në
kërkim ndërkombëtar.
"Arratisja e mjekëve"
Policia e Shtetit deklaroi në
fund të vitit 2008 se ka
ngritur akuzë ndaj dy
mjekëve që nuk janë gjetur
në shtëpi, Ardian Nelaj dhe
Agim Karaj. Dy mjekët e
njohur akuzohen për
korrupsion dhe gjykata
vendosi masën e arrestit
shtëpiak. Gjatë vlerësimit të
kësaj mase, Gjykata e
Apelit vendosi që dy mjekët
të rikthehen në burg
Arratisja në Burrel
Më 5 prill 2008, Fran
Marashi, dënuar për
ngjarjen e ‘97-ës në Urën
Vajgurore, ku mbetën të
vrarë 4 policë dhe Preng
Lleshi sharruan hekurat e
dritares së banjës në
Burgun e Burrelit. Por
vetëm për 30 minuta e
kanë "shijuar" lirinë dy të
burgosurit, me burgim të
përjetshëm për
disa vrasje.
Arratisja e Durdës
Më 5 tetor 2005 është
arratisur Frederik Durda, i
dënuar me 16 vjet burg për
trafik ndërkombëtar droge.
Ikja spektakolare u bë në
maternitetin e Tiranës, ku
Durda kishte shkuar për të
vizituar të shoqen. Ai u
arrestua pas 48 orësh, pasi
policia vuri një shpërblim të
majmë për prangosjen e tij.
Mësohet se një informator
ka marrë 100 mijë USD.