E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sëmuri mendor shkatërron shtëpinë

"Ju lutem më ndihmoni, djali po më shkatërron shtëpinë se është i sëmurë mendor!". E ndërsa kishte bërë të gjitha përpjekjet për të ndaluar tërbimin e djalit të tij të sëmurë psikik, një banor i Saukut kërkoi ndihmën e policisë. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 në Sauk, kur një i sëmurë psikik, i cili prej kohësh nuk kurohej në spital, por jetonte në banesën e tij me prindërit, ka shfaqur doza të rënda të sëmundjes. Nën efektin e sëmundjes mendore ai ka filluar të shkatërrojë shtëpinë, ndërsa asnjë nga familjarët e tij nuk pasur fuqinë ta ndalojë. Kështu për të ndaluar vrullin e djalit, familjarët telefonuan policinë e cila mbërriti menjëherë për të neutralizuar veprimet e të sëmurit psikik. Burime nga policia thanë se pak minuta më vonë prezenca e policisë mundi të qetësonte djalin e ri, të cilin familjarët nuk kishin mundur ta lidhnin me zinxhir ashtu si prindër të tjerë të fëmijëve të sëmurë mendorë raste këto që u publikuan pak ditë më parë në media. Kështu, liria e dhënë nga prindërit e ka favorizuar të sëmurin të shkatërrojë shtëpinë.

Ble. Gi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›