E Diel, 1 Nëntor 2026

I sëmuri mendor tenton vetëvrasjen

Një i sëmurë psikik ka tentuar të vrasë veten, duke çarë duart me xhama, por ndërhyrja e policisë e ka ndaluar atë. Ngjarja ka ndodhur dje, kur F. Meshi ka shkuar pranë varrezave të Laknasit në Tiranë, ku ka tentuar të vetëvritet, duke i çarë duart me xhama. Prindërit e tij e kanë ndjekur atë nga pas dhe kanë tentuar ta ndalojnë, por ka qenë e pamundur, pasi i sëmuri mendor ishte bërë agresiv. Për të shpëtuar djalin e tij, M. Meshi ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në adresën e dhënë. Forcat e policisë pas disa minutash bënë të mundur neutralizimi e veprimeve të të sëmurit mendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›