E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret djegin 100 hektarë pyje

Digjen 100 ha pyje mbi fshatin Koçaj të Komunës Fushë-Bulqizë. Flakët e zjarrit, të favorizuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke zgjeruar dukshëm sipërfaqen. E vetmja zjarrfikëse në zotërim të agjencisë për mbrojtjen nga zjarret, e ka pasur të pamundur ndërhyrjen për shkak të mungesës së rrugës automobilistike. Ndërkohë, gjatë gjithë ditës së djeshme, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga pyjorët dhe autoritetet lokale për fikjen e zjarrit, i cili i shpërndarë në dhjetëra vatra, ka përparuar me shpejtësi, duke rrezikuar edhe shtëpi në lagjen "Shyte", në fshatin Dragu të Komunës Fushë-Bulqizë.

Hy.Li.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›