E Diel, 1 Nëntor 2026

Procedohet turku, dhunoi shqiptaren

Ushtron dhunë mbi një shqiptare, procedohet një shtetas turk, që punon në firmën turke "Kurum". Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, bëhet e ditur se rreth orës 21:00 të së dielës ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasit Mustafa Yusuf Togrul, 45 vjeç, lindur në Turqi e banues në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan. Ai akuzohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup 36-vjeçares, N.D., lindur në fshatin Labinot e banuese në lagjen "Vullnetari", Elbasan. Burime jozyrtare bëjnë me dije se turku e ka goditur miken e tij për arsye xhelozie.

Be.Dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›