E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqetësohen banorët, alarmohet policia

Muzikë e lartë dhe të shtëna armësh kanë dëgjuar banorët e qendrës së Ndroqit në Tiranë nga një lokal, duke lajmëruar policinë. Mbrëmë, rreth orës 22:15, policia e kryeqytetit është njoftuar se në qendër të Ndroqit, në një lokal, ka muzikë me volum të lartë, si dhe të shtëna armësh. Policia menjëherë mbërriti në adresën e dhënë për të kryer verifikimin e informacionit. Burime nga policia thanë se pranë lokalit u gjetën dhe u sekuestruan disa gëzhoja, ndërsa u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6 pronari i lokalit për sqarimin e rrethanave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›