Vuri "gjobë", kapet 36-vjeçari
Kanos dhe ushtron presion mbi një 74-vjeçar për t‘i marrë 10 milionë lekë, arrestohet një 36-vjeçar. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar "Kalaja", arrestuan Genci Kajtallin, banues në lagjen "10 Korriku". Ky person, i dënuar më parë për trafik droge, akuzohet për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës" dhe "heqje të paligjshme të lirisë", pasi nga data 3 nëntor e këtij viti deri dje, ka detyruar me anë të presionit psikologjik shtetasin N.L., 74 vjeç, për t‘i dhënë shumën prej 10 milionë lekësh. Në shtëpinë e të akuzuarit policia gjeti edhe një sasi lënde narkotike.
Mi.Ma.
Mi.Ma.