E Diel, 1 Nëntor 2026

Padia e ministrit Basha ndaj prokurorisë, sot nis gjyqi

Gjykata e Tiranës do të zhvillojë sot procesin për kërkesë-padinë e ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, në ngarkim të prokurorisë. Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka caktuar orën 10:30 për zhvillimin e procesit gjyqësor. Basha pretendon se prokuroria ka kryer veprime të paligjshme ndaj tij, ndërsa prokuroria krejt të kundërtën. Sipas vetë Kryeprokurores Ina Rama, nga ana e organit të akuzës nuk janë kryer veprime pas vendimit të marrë nga gjykata më datën 18 nëntor, ashtu siç edhe pretendon ministri. Madje, Prokuroria e Përgjithshme, pas pretendimeve të mbrojtjes së Lulzim Bashës, bëri me dije publikisht se kërkesë-padia e Andi Tomës dhe Armand Telitit në gjykatë ishte individuale, kur në atë periudhë ministri Basha ishte vetëm person nën hetim. Ndërsa po sot, Gjykata e Lartë do të caktojë datën për nisjen e procesit në ngarkim të ministrit Basha, i akuzuar për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "shkeljes së barazisë në tenderë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›