E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vdes djali 9 vjeç nga temperatura

11/04/2009  Tragjedi në Kamzë, familja Hoxha humb 2 njerëzit e shtrenjtë

Nëna var veten pak minuta më vonë

TIRANE- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një fëmijë 9-vjeçar dhe nëna e tij kanë vdekur. Temperatura e lartë që kishte pushtuar trupin e fëmijës me inicialet Xh. H. mësohet të jetë bërë faktori kryesor i vdekjes së tij. E ndodhur përballë këtij fakti tragjik, nëna e fëmijës Ruxhdie Hoxha duket se nuk ka pranuar ndarjen kaq të shpejtë me vogëlushin e saj, duke zgjedhur edhe ajo të shkojë pas tij. 31-vjeçarja ka varur vetën pak minuta pas vdekjes së djalit të saj. Ngjarja makabre ka ndodhur në vendin e quajtur lagjja “Kodër Kamzë”, ku në një banesë është gjendur e varur shtetasja Ruzhdie Hoxha, 31 vjeç, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë, si dhe i vdekur djali i saj shtetasi Xh. Hoxha, 9 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Burime pranë policisë së kryeqytetit thanë se rreth orës 09:00 në sallën operative të komisariatit nr. 5 ka mbërritur një telefonatë që informonte për gjetjen e dy trupave të pa jetë. Menjëherë pas saj në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet policore, të cilët pasi kanë konstatuar trupat e pajetë kanë lajmëruar specialistët e seksionit kundër jetës dhe shëndetit. Fill pas këtyre janë vënë në dijeni edhe ekspertët kriminalistikë të policisë së shtetit, ekspertët mjeko-ligjore dhe oficerë të Policisë Gjyqësore. Me mbërritjen në vendin e ngjarjes grupi hetimor filloi punën për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Hetuesit, të drejtuar nga një prokuror i Tiranës, kanë marrë në pyetje të gjithë personat e afërt të viktimave. Nga deklarimet e tyre rezultoi se 9-vjeçari kishte disa ditë që ishte i sëmurë. Ndërkohë që nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale u konkludua se shtetasja Ruzhdije Hoxha është vetëvarur për shkak të depresionit të shkaktuar nga vdekja e djalit të saj Xh. H., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të temperaturës së lartë. Aktualisht materialet hetimore për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›