“Koalicioni PD-LSI, premtues për vendin”
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka përshëndetur dje fitoren e Kryeministrit Berisha, duke e vlerësuar koalicionin PD- LSI si premtues për vendin. Kreu i qeverisë turke i ka telefonuar homologut të tij dhe e ka cilësuar fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit si të merituar për Partinë Demokratike. “Gjithashtu Kryeministri turk e përgëzoi veçanërisht Kryeministrin Berisha për realizimin e koalicionit të ri qeverisës me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u shprehur se ky koalicion është një koalicion premtues për vendin. Kryeministri Erdogan e siguroi Kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria, që kryeson do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e re të kryesuar prej tij”, thuhet në njoftimin për shtyp.