I vë zjarrin shtëpisë, bashkëshortja e kallëzon edhe për dhunë
Tiranë - I vë zjarrin shtëpisë në gjendje të dehur, policia e vë në pranga. Burimet thanë se uniformat blu morën njoftim se në fshatin Mëzes ka rënë zjarr në banesës e shtetasit Arben Çollaku, 44 vjeç. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë për të hetuar mbi rrethanat dhe shkaqet e rënies së këtij zjarri, nga ku rezultoi se ishin djegur dy dhomat e gjumit. Dyshohet se autori i kësaj ngjarje rezultoi të jetë vetë pronari i banesës shtetasi Arben Çollaku, i cili në ato momente ka qenë në gjendje të dehur dhe i pa përgjegjshëm. Në lidhje më këtë ngjarje po dje ka depozituar një kallëzim penal bashkëshortja e tij, Anila Çollaku, 38 vjeç, banuese në Mëzes, e cila deklaron se është kanosur e rrahur për motive të dobëta nga bashkëshorti i saj Arben Çollaku. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “kanosjes” dhe “shkatërrimit të pronës me zjarr”.
27 Shkurt 2008