E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen dy persona, vidhnin e shisnin revista të vjedhura

Tiranë – Burrë e grua vidhnin dyqanin dhe revistat i shisnin në treg. Uniformat blu realizuan ndalimin e Shpëtim Seferit, 35 vjeç dhe Gëzim Dauti, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Mbi bazën e një kallëzimi penal ndaj shtetasve të sipërcituar filloi procedimi penal, pasi dyshohet se bashkëshortja e Gëzim Dautit ka vjedhur një sasi të konsiderueshme revistash, duke përfituar nga rasti dhe realizuar vjedhjet si punonjëse pranë firmës “Adrio”. Dyshohet se këto vjedhje i kryente në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, shtetasin Gëzim Dauti, duke realizuar shitjen e revistave të vjedhura me ndihmën e shtetasit Shpëtim Seferi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”.

27 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›