E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte dënuar me burg, ndalohet nga policia

Tiranë - Ishte në kërkim pasi gjykata e kishte dënuar me burg, arrestohet nga policia. Burimet thanë se dje uniformat blu kanë kryer ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për shtetasin Qamil Kukeli, 34 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

27 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›