Shkodër, arrestohet 60 vjecari, vrau para në 1999
I dyshuari akuzohet për vrasjen e një 20 vjecari në fshatin Palaj të Shkodrës. Vrasja ndodhi 10 vite më parë ndërsa dje policia i vuri prangat të akuzuarit si autor të krimit.
SHKODER- Policia e Shkodrës ka zbuluar autorin e një vrasjeje të ndodhur 10 vjet më parë në fshatin Palaj të Komunës Shesh-Dukagjin Shkodër. Sektori Kunder Krimeve te Renda ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të vrasjes së Lek Malotës, 20 vjec, më 26 qershor 1999. Në një njoftim për shtyp policia e Shkodrës informon se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Shkodër rifilloi hetimet dhe lëshoi urdhër ndalimi për të dyshuarin si autor të vrasjes.
Dje pasdite policia ekzekutoi urdhërndalimin për shtetasim Gjergj Ara, 60 vjec lindur ne fshatin Palaj te Komunes Shosh dhe banues ne Oblik të Komunes Ana e Malit-Shkodër.
Ai do të hetohet për akuzën e vrasjes me dashje dhe mbajtjes sr armëve dhe municioneve luftarake pa leje.
(s.g/BalkanWeb)