E Diel, 1 Nëntor 2026

I vodhën benzin, vetëvritet 52-vjeçari

ELBASAN – Vjedhja e makinës i ka shtuar ndjeshëm depresionin, duke e çuar në vetëvrasje një 52-vjeçar. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se “shtetasi Gani Biba, 52 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit, është vetëhelmuar me një lloj medikamenti bujqësor". Edhe pse i vetëhelmuari është dërguar menjëherë në Spitalin kirurgjik të Elbasanit, ai nuk ka mundur të shpëtojë dot, pasi, sipas mjekëve, sasia e helmit që ai kishte konsumuar ishte shumë e madhe. Sipas burimeve të policisë dhe grupit hetimor të ndodhur në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se 52-vjeçari është vetëhelmuar në kushte depresive. Përpara dy ditësh, këtij shtetasi i kishin vjedhur mjetin e tij, tip “Benz” dhe mendohet se këtu është zanafilla që ai ka kaluar në depresion.

E. Dragushi

Përplasja në rrugë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

LEZHË – Një i vdekur dhe 3 të plagosur; ky ka qenë bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur në autostradën Lezhë-Tiranë. Ngjarja ndodhur dje në autostradën dy makina, njëra me targa TR 7770 A dhe tjetra me targa LE 6176 A janë përplasur me njëra- tjetrën, duke shkaktuar kështu vdekjen e 45-vjeçarit Artan Ceka. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur Flora Nderca, Sajmir Keci dhe Zef Simonin. Mësohet se Flora Ndreca është në gjendje të rëndë për jetën dhe se është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku po merr mjekim intensiv për shpëtimin e jetës.
Sipas policisë, e cila po heton aksidentin, shkak për përplasjen e dy mjeteve ka qenë shpejtësia e madhe. Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet nga policia.

Ardian Shpendi

8 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›