Presidenti fal 31 femra të dënuara me rastin e 8 Marsit
Dekretohet vendimi për falje me rastin e Festës së Grave. Mes tyre edhe Mimoza Shota, që do të bashkohet me të birin
TIRANË - Festa e 8 Marsit ka sjellë dhuratën më të bukur për 31 gratë e dënuara, të cilat kanë përfituar lirimin falë dekretit të firmosur dje nga Presidenti i Republikës. Mes femrave që kanë lënë qelitë është edhe Mimoza Shota, gruaja që vrau bashkëshortin e saj. Burimet zyrtare të Presidencës bëjnë të ditur se kreu i shtetit, Bamir Topi, dekretoi faljen e dënimit për 31 gra me Vendimin nr. 5651. Ky hap është ndërmarrë një ditë përpara festës së gruas nga Presidenti i Republikës. Në listë janë përfshirë shumë prej femrave të kthyera tashmë në personazhe të njohura mediatike. Mes tyre është edhe Mimoza Mustafa Shota, dënuar nga Gjykata e Rrethit Krujë me Vendimin nr. 124, datë 08.12.2003. Tashmë ajo do t’i bashkohet djalit të saj, Eneas, të cilin e lindi dhe e ushqeu me gji në mjediset e Burgut 325 në Tiranë. Është pikërisht ky fëmijë që u bë shkas për të kryer krimin e rëndë, pasi i dashuri i saj i vuri në dyshim atësinë e tij në kohën kur çifti ishte gati që të ndërmerrte hapin për t’u martuar. E prekur në dinjitetin e saj, Mimoza e ka nënshkruar Shkëlqim Shimën në qershorin e vitit 2003, në kushtet e tronditjes së rëndë, pasi ai i kishte kërkuar që të abortonte krijesën që kishte në bark. Mimoza atëherë ishte vetëm 17 vjeçe dhe që prej ditës së sotme ajo do të jetë pranë djalit të saj, i cili mbetet “gjëja më e shtrenjtë dhe pengu i jetës së saj”.
Disa muaj më parë kryetarja e Kuvendit dhe deputetë të opozitës dhe maxhorancës morën një fushatë për ndalimin e dhunës. Ndërsa ministrja e Integrimit, në prag të Festave të Nëntorit i kërkoi Presidentit të Republikës që sipas të drejtës kushtetuese të dekretonte lirimin e shumë prej femrave që vuajnë në qeli. Përgjigjja së fundi ka ardhur pas më shumë se katër muajsh, pikërisht në ditën e kremtimit të festës së 8 Marsit.
LISTA E FEMRAVE TË DENUARA QË FALEN
1. Afërdita Zeqo Lilaj, i falet dënimi i mbetur
2. Arjana Fadil Alla, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
3. Bedrie Veiz Veizati, i falet dënimi i mbetur.
4. Dallëndyshe Islam Dollani, i falet dënimi i mbetur
5. Dava Preng Nikolli, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
6. Dilbere Mat Zhubi, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur
7. Diana Demir Luli, i falet dënimi i mbetur
8. Flora Maliq Greku, i falet dënimi i mbetur
9. Hyrie Osmen Greku, i falet dënimi i mbetur
10. Jonida Prokop Kajana, i falet dënimi i mbetur
11. Katerina Zef Qytetaj, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
12. Leko Pelivan Greku, i falet dënimi i mbetur
13. Liri Bajram Çepele, i falet dënimi i mbetur
14. Mimoza Mustafa Shota, i falet dënimi i mbetur
15. Miranda Novruz Pano, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
16. Naslie Xheladin Veizi, i falet dënimi i mbetur
17. Nusha Mark Ceci, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
18. Nafije Bece Shquti, i falet dënimi i mbetur
19. Ornela Çelnik Capo, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
20. Oskeola Mazllem Qosja, i falet dënimi i mbetur
21. Qazime Qani Ferro, i falet dënimi i mbetur
22. Shkurte Sali Kozi, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
23. Vezire Sul Sina, i falet 2 vjet nga dënimi i mbetur
24. Violeta Qazim Danjeli, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
25. Valbona Myfit Frashëri, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
26. Vera Hysni Xhebraj, i falet dënimi
27. Vojsava Rifat Meta, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
28. Violeta Mark Molla, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
29. Zamira Adem Fresku, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
30. Zyra Kurt Kamberi, i falet dënimi i mbetur
31. Zoje Mark Xhafa, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
8 Mars 2008