I vrari në Athinë, i skeduar në trafik
• Emigranti shqiptar që mbeti i vdekur pas një atentati mafioz në qendër të Athinës, tri ditë më parë ka qenë person i skeduar për trafik droge.Sipas burimeve zyrtare të policisë, Andi Zoto, 21 vjeç nga Fieri hetohej prej muajsh si anëtar i një grupi shqiptarësh të arrestuar pak kohë më parë për trafik droge mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mbrëmjen e të shtunës, vetëm pak orë pas ngjarjes së ndodhur në Athinë, policia greke ka dërguar në adresë të policisë shqiptare një buletin informativ për ngjarjen, duke kërkuar të dhëna për viktimën e krimit. Policia greke ka kërkuar ndihmë nga organet e rendit në Shqipëri për të identifikuar autorët e sulmit me breshëri armësh mbi Andi Zoton, i cili gjeti vdekjen kur po lëvizte me motor në rrugën “Aharnon 202” në Athinë. Viktima është qëlluar nga të paktën dy persona të cilët kanë përdorur një motor për të lëvizur, duke u larguar nga vendi i krimit menjëherë pasi ekzekutuan emigrantin shqiptar. Sipas të dhënave hetimore, ai ishte njëri nga dy personat që u shpallën në kërkim si anëtarë të grupit pas arrestimit në Athinë dy javë më parë, të pesë shqiptarëve që trafikonin heroinë dhe kokainë përmes pikave të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në këtë pistë të hetimit, policia dyshon se mbrëmjen e të shtunës, 20-vjeçari është qëlluar nga të njohur të tij për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës. Vrasësit nga ShqipëriaPersonat që kanë qëlluar me breshëri armësh mbi Andi Zoton në Athinë, tri ditë më parë, dyshohet se kanë hyrë në Greqi nga Shqipëria. Sipas të dhënave operative, të cituara nga burime konfidenciale të policisë, pak ditë më parë dy persona janë nisur nga Shqipëria të armatosur me misionin për të ekzekutuar emigrantin shqiptar me qëndrim në Athinë. Eshtë ende i paqartë në detaje konflikti mes palëve, por gjithsesi policia ka dyshime të bazuara se mosmarrëveshjet kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike dhe shpërndarjen e tyre në disa qytete të Greqisë. Viktima e atentatit misterioz që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të qendrës së Athinës, hetohej prej muajsh si anëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Pesë anëtarë të këtij grupi u arrestuan nga policia greke më 15 shkurt 2008, gjatë një aksioni të zhvilluar në Athinë. Të arrestuarit ishin të moshave nga 22 deri në 55 vjeç ndërsa shumica prej tyre, sipas policisë janë me origjinë nga Berati. Ata akuzohen se kanë trafikuar ngarkesa heroine dhe kokaine nga Shqipëria në Greqi, përmes doganës së Kakavijës. Policia greke ushtroi kontrolle në banesën ku qëndronin shqiptarët, e cila ndodhet në afërsi të vendit ku është vrarë mbrëmjen e së shtunës Andi Zoto. Gjatë kontrollit të policisë, në shtëpinë e shqiptarëve u gjetën sasi të konsiderueshme heroine, kokaine, përzierës dhe disa armë dhe municione që dyshohet se përdoreshin nga të arrestuarit gjatë aktivitetit të tyre kriminal. Pas arrestimeve, policia gjeti në banesën e shqiptarëve edhe një bllok shënimesh të mbajtur nga drejtuesi i grupit, ku u zbuluan të dhëna të vlefshme për fitimet e bandës, të cilat ishin transferuar në Shqipëri gjatë viteve të fundit. m.rProvat për bandën shqiptareGjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e bandës shqiptare më 15 shkurt 2006, në lagjen “Egaleo” të Athinës, u gjetën dhe sekuestruan si prova materiale: 5.2 kilogramë heroinë e pastër, 11 kilogramë heroinë e përzier, e gatshme për paketim në doza të vogla, 2.5 kilogramë përzierës heroine, 600 gramë përzierës kokaine, 115 gramë kokainë, peshore elektronike, një kallashnikov me një krehër me 30 fishekë, 50 fishekë pistolete “Magnum”. 2 personakanë qëlluar me breshëri armësh nga një motor në drejtim të motoçikletës me të cilën ishte duke lëvizur Andi Zoto, i cili gjeti vdekjen në vend2 javemë parë policia greke ka arrestuar pesë anëtarë të grupit të trafikut, ku dyshohet se bënte pjesë edhe Andi Zoto, i vrarë mbrëmjen e së shtunës