E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Xhorxh Bush,në prill viziton Prishtinën

• Presidenti amerikan Xhorxh Bush, pritet të vizitojë Kosovën gjatë muajit prill, menjëherë pas përfundimit të Samitit të Bukureshtit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate, të cilat bazohen në burime të afërta me qeverinë Thaçi.Megjithatë nga qeveria e Kosovës nuk ka asnjë konfirmim, por as refuzim mbi vizitën e mundshme të Presidentit Bush. Një vizitë e tillë do të thotë shumë për Republikën më të re në botë, për të cilën edhe këndvështrimi i disa vendeve që nuk e kanë njohur ende si të tillë do të ndryshonte. Për më tepër, vizita e Bush do të ishte një kundërpërgjigje e fortë pro pavarësisë së Kosovës, për vizitën e zëvendëskryeministrit rus Medvedev i cili pas pak pritet të deklarohet zyrtarisht si Presidenti i ri i Rusisë. Mediat komentojnë se Bush ka në plan një vizitë surprizë në Kosovë, menjëherë pas përfundimit të samitit të NATO-s, i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm për rajonin. Por vizita e parë pas samitit për Presidentin Bush do të jetë Kroacia, e cila pret ftesën për në NATO, ndërsa ndalesa e dytë pas saj për kreun e SHBA-së do të jetë Kosova. Presidenti Bush ka qenë presidenti i parë amerikan që ka vizituar tokat shqiptare më 10 qershor 2007, kur ai Pas samitit të Mynihut zhvilloi një vizitë historike që tërhoqi vëmendjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar në Tiranë. Bush ka përfaqësuar përkrahjen më të fortë në arenën ndërkombëtare për vendosjen e pavarësisë së Kosovës.Menduh Thaçi Kreu aktual i PDSH në Maqedoni, Menduh Thaçi, është “përplasur” me Kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, i cili nuk e ka renditur atë mes personave me të cilët komunikon për pavarësinë e Kosovës. “Nuk ka asnjë problem me njohjen e pavarësisë, por Kryeministri duhet të ketë parasysh që njohja e pavarësisë do të bëhet me kontributin e PDSH-së, e cila është një faktor kryesor në Maqedoni”, tha kreu i PDSH-së në një citim në “IRA”.Arbër Xhaferi “Maqedonia duhet ta njohë sa më shpejt Kosovën për hir të përcaktimeve strategjike të saj”, ka deklaruar kështu ish-kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbër Xhaferi. Sipas tij, ky vendim është në interes të Maqedonisë. “Njohja e pavarësisë është më shumë në interes të Maqedonisë sesa Kosovës për shkak se bëhet fjalë për përcaktime strategjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›