Medvedev kurorëzohet Presidenti i ri i Rusisë
• Nuk kishte asnjë dyshim as para mbylljes së votimit se Presidenti i ardhshëm i Rusisë do të ishte kandidati i favorizuar nga lideri i deritanishëm Putin, Medvedev.Pas tetë vitesh në pushtet, Putin po tërhiqet nga presidenca ruse, por zërat për kandidimin e tij si kryeministër i vendit janë shumë më tepër se thashetheme. Pjesëmarrja në votimet presidenciale ruse ka qenë mjaft e lartë, rreth 60 për qind. Megjithatë këto zgjedhje konsiderohen si të manipuluara. Sipas njoftimeve të BBC, punonjësit e sektorit shtetëror janë vënë nën presion për të votuar, dhe ka dalë një dokument i cili duket se instrukton autoritetet lokale se si të manipulojnë rezultatet. Rreth 110 milionë rusë kanë të drejtë vote në Rusi dhe jashtë saj. Sipas njoftimeve nga Komisioni rus i Zgjedhjeve, ata do të votojnë në 96 mijë qendra votimi. Medvedev gëzon mbështetjen e Putin dhe kështu edhe të rreth 80 për qind të rusëve. Ai është zëvendëskryeministri i deritanishëm i Rusisë dhe presidenti i kompanisë së madhe shtetërore ruse “Gazprom”, prodhuesit dhe eksportuesit më të madh të gazit në botë. Medvedev është nga Shën Pjetërsburgu, ashtu si dhe Putin. Profesioni i tij është avokatia dhe shihet njëkohësisht edhe si një nga ekonomistët liberalë në administratën e Kremlinit. Medvedev konkurroi me tre kandidatë, edhe ata mbështetës të Kremlinit që sipas kritikëve, janë futur në lojë për t’i siguruar atij fitore. “Rivalët” e Medvedev ishin komunisti Genady Zuganov, ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski dhe Andrei Bogdanov, një personazh i panjohur në skenën politike ruse, prandaj është emëruar si “kandidati misterioz”. Ndërsa rivali i vërtetë, kandidati i opozitës, Mikhail Kasianov u përjashtua nga gara pasi prokurorët thanë se në listën e mbështetësve të tij, të nevojshme për t’u regjistruar si kandidat për këto zgjedhje, kishte firma të falsifikuara. OSBE e bojkotoi vëzhgimin e zgjedhjeve me arsyetimin se autoritetet ruse i penguan vëzhguesit e saj që ta kryenin misionin sipas standardeve të tyre. Sipas OSBE-së, zgjedhjet e fundit parlamentare të dhjetorit në Rusi, të cilat u fituan nga partia e Putin, nuk ishin as të lira, as demokratike. Në Rusi për këto zgjedhje ishin të pranishëm rreth 300 vëzhgues të huaj. Edhe pse përkrahës të Kremlinit, kundërshtarët e Medvedev janë ankuar për mbulimin e pabarabartë në televizione të fushatës së Medvedev krahasuar me atë të tyren. Këtë e pranoi edhe kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Vladimir Churov, i cili deklaroi për BBC se mbulimi nga media i fushatës elektorale kishte qenë “i pabarabartë”, por përsëri ai shprehu besimin se mbulimi i zgjedhjeve kishte qenë i drejtë.110 milionerusë kishin të drejtën e votës për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, për të zëvendësuar Vladimir Putin, pas mandatit të tij tetëvjeçar. 96 mijeqendra votimi janë hapur dje në Rusi për zgjedhjet e reja presidenciale, për të mbuluar territorin e vendit të shtatë më të madh në botë nga sipërfaqja. 69.6 per qindtë votave fitoi i përzgjedhuri i Putinit, Dmitry Medvedev, duke lënë pas një hendek të thellë me kandidatët e tjerë.