Shefer: Nuk do lejojmë ndarjen e Kosovës
• Kreu i Aleancës Veri-Atlantike, Jap De Hop Shefer ka deklaruar gatishmërinë e NATO-s për të mos lejuar në asnjë lloj mënyre ndarjen e Kosovës. Në një deklaratë dhënë nga Uashingtoni, Shefer tha se pjesa veriore e Kosovës quhet e tillë vetëm për shkak të pozicionit gjeografik, por Kosova është një dhe absolutisht nuk duhet të pranojmë idenë se do të ketë dy Kosova. “Nuk do të ketë dhe nuk mund të jenë dy Kosova”, tha Shefer. Ai bëri të qartë se “aleanca është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë po qe se gjendja do të vështirësohet”, theksoi Shefer. Deklarata e tij është mbështetur edhe nga kreu i misionit EULEX në Kosovë, Peter Feith, i cili tha se veriu i Kosovës nuk do të ndahet. “Kjo nuk është planifikuar dhe nuk është diskutuar kurrë me qeverinë e Kosovës. Nuk është ky qëllimi i grupit ndërkombëtar dhe nuk bën pjesë në planet tona”, tha Feith i cili ka sqaruar lidhjet e veçanta të serbëve të Kosovës me Beogradin, vetëm në transferimin e fondeve në rast se do të jetë e nevojshme.