E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimi, ja sa humbën shtëpitë e privatizuara

• Shtëpitë e privatizuara gjatë viteve 1992-1996, janë penalizuar dy herë nga udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave dhe Drejtësisë. Kjo, jo vetëm për vlerën simbolike i është përcaktuar si çmim blerje, por edhe për një fakt tjetër. Dy ministritë, kanë gjetur vlerën më pak të kushtueshme gjatë vitit 1996, për ta përcaktuar si çmim blerjeje. Në udhëzimin, që përcakton tatimin 10 për qind mbi fitimin e krijuar nga shitja e pasurisë së paluajtshme, theksohet se si çmim blerje për apartamentet e privatizuara në vitet 1992-1996, do të merret, ai i vendimit të vitit 1996 që përcakton çmimet. “Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlerë minimale në blerje do të merret kostoja mesatare për m2 e sipërfaqes së shfrytëzueshme, të përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave, në VKM nr. 815 datë 9.12.1996". Kjo thuhet në udhëzimin e ri të dalë para katër ditësh. Gazeta boton sot të plotë vendimin e vitit 1996. Në atë vendim ka dy tabela. Njëra tregon “vlerën mesatare për metër katrorë sipërfaqe të shfrytëzuar sipas tregut të lirë të apartamenteve”, dhe tjetra “Koston mesatare të ndërtimit për vitin 1995 për Entin Kombëtar të Banesave”. Udhëzimi i Financave dhe Drejtësisë ka zgjidhur për aplikim tabelën e dytë. Por ka një ndryshim të madh midis dy çmimeve. ShembulliNë tabelën e vendimit të vitit 1996, çmimi i një metri katrorë në tregun e lirë për Tiranën ishte 22.460 lekë, ndërsa kostoja e Entit Kombëtar të Banesave për Tiranën ishte 16.664 lekë për metër katrorë. Udhëzimi i Financave ka vendosur të aplikojë si çmim blerje këtë të dytin. Në referencat e vendosura në udhëzim, Tirana është e ndarë në 31 zona, ku çmimi varion nga 60 mijë deri në 150 mijë lekë/m2. Nën këto vlera nuk do të lejohet shitja, ose më saktë, kjo vlerë do të shërbejë për nxjerrjen e fitimit dhe taksimin 10 për qind për të. Mesatarisht, në Tiranë sot çmimi i referencës është 88823 lekë/m2. Diferenca, pra fitimi në këtë rast është 72159 lekë/m2. Tatimi që duhet të paguhet 10 për qind, pra 7215.9 lekë për metër, ose 58 euro. Kjo më pas duhet shumëzuar me sipërfaqen e apartamentit që shitet. Në rast se në udhëzimin e Financave, do të merrej si vlerë minimale, çmimi i tregut, atëherë fitimi do të ishte më i vogël dhe si rrjedhojë edhe tatimi. Pra, në rast se çmimi do të merrej 22.460 lekë.m2, atëherë diferenca me çmimin mesatar të Tiranës do të ishte 66.363 lekë. Edhe tatimi në këtë rast do të ishte 10% e kësaj shume, ose 6636.3 lekë për metër katrorë, ose 53 euro. Vetëm nga ky shembull, një pronar i një apartamenti në Tiranë humb 579.6 lekë për metër katrorë. udhezimivendimNr. 815, datë 09.12.1996Miratimin e vleftave mesatare vjetore të apartamenteve tip në tregun e lirë dhe të vleftës së koeficientit ‘K’.Në zbatim të ligjit nr. 8030, datë 15.11.1995, neni 3 dhe të dhënave për vleftën mesatare vjetore të apartamenteve tip të tregut të lirë të nxjerra nga INSTAT, si dhe kostos mesatare vjetore të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, me propozim të kryetarit të Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave vendosi: Vendosi 1. Miratimin e vlerave mesatare vjetore të apartamenteve tip të tregut të lirë sipas tabelës bashkangjitur.2. Për vitet 1996-1997 vleftat e koeficientit ‘K’ për secilin rreth të llogaritura të bazë të të dhënave të INSTAT-it për vleftat mesatare të apartamenteve tip të tregut të lirë dhe të kostos së ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave të jenë sipas tabelës që i bashkëngjitet vendimit.   UdhëzimNr. 9, datë 26/02/2008Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme përcaktohet në kontratën e noterizuar të shitjes, e cila është firmosur nga palët (shitësi dhe blerësi). Kontrata duhet të shprehë  sipërfaqen në metër katrorë të pasurisë, çmimin për metër katrorë dhe vlerën e saj. Kontrata duhet të jetë e shoqëruar me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur individi kalon pronësinë, për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse.Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara deri në datën 31 dhjetor 1995, të cilat nuk kanë vlerë në blerje, si dhe ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlerë minimale në blerje do të merret kostoja mesatare për m2 e sipërfaqes së shfrytëzueshme, të përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave, në VKM nr. 815 datë 9.12.1996.Për qytetet që nuk përmenden në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, për efekt llogaritje do të merret në konsideratë kostoja mesatare e qytetit në distancën më të afërt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›