I vuri flakën 40 hektarë kullotë, pranga çobanit
GJIROKASTER – Prangoset autori i zjarrvënies së 40 hektarë kullotë në zonën malore të Lunxhërisë në Gjirokastër, mbrëmjen e së premtes.
Zjarri i vënë qëllimisht nga Isuf Miftaraj, 41 vjeç, çoban në këtë zonë, ka vënë nën vete brenda pak minutave sipërfaqe të tëra me kullota. Vatra e zjarrit është parë të bëhet aktive në orët e vona të mbrëmjes të së premtes edhe pse flakët fillestare ishin konstatuar pranë manastirit të fshatit Dhoksat rreth orës 18:00, fill pasi Miftaraj, i ndezi ato. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe dhe menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dy automjete të repartit zjarrfikës, së bashku me forcat e Policisë Pyjore. Ndërhyrja e tyre në kohë bëri të mundur shpëtimin e 20 krerë lopë, që ishin duke kullotur në këto parcela, si dhe godinën e ish-hangarit të duhanit, i cili ndodhej aty pranë. Zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë më tej për arsye të terrenit të vështirë. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur në disa drejtime duke përfshirë një sipërfaqe bar dhe shkurre prej 40 hektarësh. Forcat e policisë së bashku me disa banorë të fshatit Dhoksat, kanë bërë të mundur që me mjete rrethanore të shpëtojnë disa parcela me vreshta, të cilat ishin shumë afër zjarrit. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga banorë të fshatit Krinë, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, i cili po përparonte në drejtim të pyllit të këtij fshati. Zjarri është vënë nën kontroll plotësisht në mesditë, por vatra të vogla u vunë re deri në orët e pasdites. Policia bëri të mundur identifikim dhe arrestimin e autorit, Miftaraj, i cili ishte një rritës dhensh dhe lopësh në zonën e Lunxhërisë. Gjatë verës së kaluar efektivat e policisë së Qarkut Gjirokastër shoqëruan gjatë hetimeve për të zbuluar autorët e vatrave të zjarrit 44 persona. p.n.