E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, i bie infarkt 18-vjeçarit në lumë

LEZHE – Shkon të freskohet në lumë, por pëson atak në zemër sapo futet në ujë. 

Policia bëri të ditur se Melton Marakaj, 18 vjeç, nga fshati Tale është marrë nga rrjedha e lumit Mat për tre kilometra, pasi kishte vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Rreth orës 18:00 të dy ditëve më parë viktima ishte larguar nga shtëpia, për të shkuar në lumë. Moskthimi i tij në shtëpi ka alarmuar prindërit, të cilët kanë dalë ta kërkojnë në orët e mbrëmjes. Ndërsa dje një kalimtar ka vënë re një trup të mbytur në grykëderdhjen e lumit Mat. Trupi i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku është identifikuar dhe tërhequr më pas nga familjarët. Sipas mjekëve, shkak i vdekjes së të riut ka qenë një atak në momentin që ai është futur në ujërat e lumit.                     r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›