“Vejusha e zezë” pickon gruan, që punonte në arë
Merimanga e zezë rrezikon jetën e një gruaje në fshatin Remanicë të Beratit, i njëjti fshat ku një vit më parë vdiq po nga “vejusha e zezë” një 28-vjeçare.
BERAT/DILAVER XHELILI
Preja e insektit vdekjeprurës është një 45-vjeçare, jeta e së cilës sipas mjekëve, është ende në rrezik nga pickimi. Ngjarja ku rrezikoi jetën Pranvera Kaja, nënë e tre fëmijëve, ndodhi mëngjesin e djeshëm në komunën Sinjë, që ndodhet 32 kilometër larg qytetit të Beratit. Sipas të dhënave, 45-vjeçarja Kaja kishte dalë që në orët e para të mëngjesit për të shkuar më pas në arë, ku kishte korrur jonxhë për bagëtitë. Pasi kishte punuar për pak orë ajo ka ndaluar të çlodhet dhe është ulur nën hijen e një peme aty pranë. Gjatë kohës që ajo po qëndronte ulur ka ndjerë një pickim të fortë dhe të dhimbshëm në këmbë. Instinktivisht ajo ka parë këmbën dhe ka shquar aty merimangën, që sapo e kishte pickuar. Menjëherë ajo ka kërkuar ndihme nga familjarët, duke u treguar edhe për atë që i kishte ndodhur. Vetëm pak minuta më vonë, si pasojë e depërtimit të helmit të insektit të rrezikshëm, mësohet se 45-vjeçarja ka humbur ndjenjat. Familjarët e saj janë munduar t’i japin ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar atë me urgjencë për në spitalin e Beratit.
Burime spitalore bënë të ditur se, menjëherë pas mbërritjes në ambientet e spitalit, Kaja i është nënshtruar terapisë intensive. Të njëjtat burime pohuan se, gjendja e saj shëndetësore paraqitej e rëndë në momentin e mbërritjes në spital. Ajo do të qëndrojë edhe ditët në vazhdim nën kujdesin e mjekëve deri në rikthimin në normalitet të shëndetit, pasi mjekët pohuan se, ende nuk e ka kaluar rrezikun. Brenda harkut kohor prej një muaji në rrethin e Beratit kanë ndodhur 5 raste pickimi nga vejusha e zezë, si edhe dy pickime nga gjarpri, viktimat e të cilëve pas ndërhyrjes së mjekëve kanë shmangur rrezikun për jetën. Mësohet se pjesa më e madhe e rasteve janë shënuar në orët e pikut, kur edhe temperatura arrin maksimumin. Gjithashtu si rritja e këtyre insekteve shikohet edhe si pasojë e mosdezinfektimit dhe spërkatjes me insekticidë të tokave bujqësore. Ndërkohë që bluzat e bardha kanë apeluar se stina e nxehtë paraqet rrezikshmëri për fshatrat, prandaj edhe kujdesi nga banorët duhet të jetë i madh.
Vejusha e zezë
Vejusha e zezë, e njohur shkencërisht si, latrodectus mactans, është një merimangë që i përket familjes “Theridiidae”. Ajo është e konsideruar si një nga merimangat më helmuese që ekzistojnë.
Kjo lloj merimange ka marrë këtë emër, pasi pas çiftimit, merimanga femër thumbon dhe vret partnerin e saj mashkull.