Serbia, 2 miliardë euro fitim nga Shqipëria dhe Kosova
Kompanitë serbe nxorën fitime me vlerë dy miliardë dollarë nga eksporti i mallrave në këto vende gjatë vitit të kaluar. Njëkohësisht, importet totale të Serbisë nga vendet që bëjnë pjesë në këtë marrëveshje kapën shifrën 989 milionë dollarë. ''Kosova dhe Shqipëria kanë përfituar më pak nga kjo marrëveshje. Serbia mori nga Mali i Zi presidencën e radhës të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Evropën Qendrore. Ndërsa në vitin 2011 Kosova duhet të jetë kryesuese e radhës e CEFTA-s. Por, pavarësisht se Kosova është nënshkruese e marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), prodhimet vendase që prej një viti ballafaqohen me embargo nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, ndërsa qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta zhbllokojë embargon.
Specialistët: “Paratë kthejini në ar sepse nuk kanë siguri”
Specialistët deklarojnë që mjaft sektorë me rëndësi në ekonomi duhet që t’i kthejnë një pjesë të aksioneve në arë. Metali i çmuar është një siguri më e madhe për biznesin dhe nuk e humb asnjëherë vlerën raporton prestigjiozja “Forbs”. Kriza ekonomike që përfshiu të gjithë botën e i ka bërë shumë të pasigurt mjaft investime të bizneseve. Lëkundjet e herë pas hershme të kursit të këmbimit u kanë shkaktuar mjaft humbje kompanive të mëdha si dhe bankave mjaft të fuqishme. Ari është një mënyrë që investitorët duhet ta shohin si një rrugëdalje prej kësaj krize që ende ka efekte mbi ekonomi. Kjo lidhet dhe me çmimin e naftës që ka njohur rritje në tregun ndërkombëtar, në ditën e parë të punës për vitin 2010. Në tregun aziatik një fuçi nafte e papërpunuar u shit me 80 dollarë.
5 Janar 2010