E Diel, 1 Nëntor 2026

I zoti i shtëpisë rreh për vdekje hajdutin

Fier

Një hajdut ka mbetur i plagosur rëndë dhe paraqet rrezik për jetën, si pasojë e dhunës që ka ushtruar mbi të nga pronari i shtëpisë ku kishte tentuar të hynte. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në lagjen “Liri Gero”. Rreth orës 04:00 e mëngjesit në sallën operative të drejtorisë së policisë ka mbërritur një telefonatë nga një 43-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmë, pasi një person i panjohur i kishte hyrë në banesë. Policia e ka gjetur në mes të banesës, shtrirë në dysheme, shtetasin Zamir Rexhepi, pothuaj pa shenja jete dhe me shenja dhune në trup. Fillimisht policia e ka pasur të paqartë situatën, por më pas ka shoqëruar në komisariat pronarin e shtëpisë, Albert Nano, i cili akuzohet për vetëgjyqësi. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se i zoti i shtëpisë e ka gjetur 22-vjeçarin në banesë kur është kthyer nga një dasmë dhe ka nisur ta godasë atë me ç’të gjente.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›