E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP, Llalla: Grup pune për hetimin e zyrtarëve

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në bashkëpunim me median dhe shoqërinë civile do të ngrejë një grup pune për hetimin në terren të pasurive të zyrtarëve. Projekti u prezantua dje nga kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, në takimin “ILDKP dhe roli i medias në luftën kundër korrupsionit”, i cili u organizua në bashkëpunim me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian. “Hetimi i thelluar në terren është një sfidë e rëndësishme institucionale, e cila kërkon padyshim bashkëpunimin e faktorëve të tjerë të shoqërisë shqiptare, në mënyrë që të përcjellë impaktin e duhur tek publiku dhe të rrisë besimin e tij në institucionet publike shqiptare”, - deklaroi Lalla. Për t’i dhënë një impakt më pozitiv këtij projekti që do të aplikohet së shpejti, si edhe për të krijuar lehtësira praktike, inspektori i Përgjithshëm u shpreh se ILDKP po punon paralelisht për ngritjen e sistemit të deklarimit të interesave private online nga ana e zyrtarëve, projekt për të cilin tashmë kanë filluar bisedimet e para me faktorin vendas, por dhe atë ndërkombëtar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›