Marrëveshja e Dejtonit, Topalli: Holbrooke shpëtoi shumë jetë njerëzore
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vlerëson figurën e diplomatit Richard Holbrooke, i cili humbi jetën pak ditë më parë. “Holbrooke ishte një diplomat i dimensioneve të veçanta. Ai i shërbeu kombit të tij me devotshmëri dhe kontribuoi për paqen në botë. Ai kishte kontribut të madh në Marrëveshjen e Dejtonit. Holbrooke punoi për paqen në botë. Ai shpëtoi kështu shumë jetë njerëzore. Në thelb, ai ishte një humanist i madh!”, - shkroi Topalli në librin e ngushëllimeve, në mjediset e ambasadës së SHBA-së.