E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP-ja do të nis hetimet ndaj ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti



Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të hetojë pasurinë e deklaruar nga ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Ministri Prifti në vitin 2007 mori një borxh prej 30 milionë euro për të filluar aktivitetin e tij në kompaninë Fortis 2. Një vit më vonë ai e pagoi këtë borxh dhe në vitin 2009, periudhë e krizës globale, i shiti aksionet e tij kundrejt vlerës marramendëse të 1.8 milionë eurove. Për të përfituar 45% të aksioneve të kompanisë Fortis 2, Prifti ka deklaruar se ka gjetur kredinë prej 5 milionë eurosh, ndërsa ortaku i tij ka vendosur si kapital 27 hektarë tokë dhe 1 milionë euro kesh. Dyshimet që ngrihen nga deklarimi i pasurisë së ministrit Prifti që nga blerja e aksioneve deri tek shitja e tyre do të jenë edhe pikat prej nga do të nisë hetimi në ILDKP, e cila vjen edhe pas akuzave të shumta nga ana e opozitës dhe pasurisë së ministrit Prifti.

24 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›