Ndryshimi në maj. Ulet vlera e pensioneve përballë rritjes së çmimeve
Sa do të shkojë pensioni minimal dhe maksimal në fshat dhe qytet. 800 mijë familje pritet të përfitojnë nga rritja e pensioneve
Jonida Tashi
Rritja e pensioneve, që do të zbatohet në muajin maj, parashikohet t’i shtojë mesatarisht 1 mijë lekë çdo përfituesi të pagesës së pleqërisë. Por, megjithëse kjo shifër po trumbetohet nga qeveria si rritja më e madhe që kanë pësuar pensionet në vend, për pensionistët kjo shifër nuk i lehtëson aspak shpenzimet e tyre. Pjesa më e madhe e moshës së tretë e argumentojnë me faktin se rritja e çmimeve nuk krijon asnjë mundësi që pensionistët të ndiejnë efektet e rritjes së pensionit. Parashikohet që nga rritja e pensioneve të përfitojnë të paktën rreth 800 mijë familje në të gjithë vendin. Premtimi për rritjen e pensioneve në maj është bërë nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili pak kohë më parë deklaroi se pensionistët do të përfitojnë një rritje prej 10 për qind për pensionet e qytetit dhe 20 për qind për ata të fshatit. Fill pas deklaratës së bërë nga kreu i qeverisë, specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) në Tiranë kanë bërë llogaritjet paraprake se sa do të rriten konkretisht pensionet nga shtesa e re.
Çmimet
Nëse një çift pensionistësh nuk ka të ardhura të tjera përveç pensionit që marrin, janë të detyruar që në fund të muajit të hanë “bukë me qepë”. Sipas të moshuarve, rritja e pensionit nga qeveria është një mashtrim, pasi rritja e çmimeve nuk e njeh rritjen e pensionit. Sipas tyre, rritja e çmimeve nuk i lë asnjë mundësi pensionistëve që t’u mbeten lekë nga pensioni. “Me këto çmime të larta, ajo 10 për qind rritje që thotë qeveria nuk është rritje reale, pasi nga kjo rritje ne nuk përfitojmë asgjë më shumë përveçse 3 për qind lekë më shumë. Kaq na mbetet të marrim më shumë nga pensioni, sepse nuk jemi kompensuar për çmimet e larta të ushqimeve”, - pohon një i moshuar. Sipas tij, nëse dy pensionistë ndihmohen nga fëmijët e tyre me të ardhura të tjera, nevojiten 40 mijë lekë për të përballuar shpenzimet e një muaji. Pensionistët janë të bindur se për shumë njerëz shpenzimet mujore të moshës së tretë mund të duken të larta, por, sipas tyre, nëse bëhet një llogaritje e saktë, kaq lekë në muaj shpenzohen nga dy pensionistë mbi të cilët “guri” që rëndon më shumë në këtë moshë janë lekët për ilaçe. Mesatarisht një i moshuar çdo muaj është i detyruar të harxhojë jo më pak se 3 mijë lekë për ilaçet.
Rritja
Në rritjen e re të pensioneve parashikohet që të përfshihen pensionistë që marrin pension pleqërie, familjar dhe invaliditeti, si në qytet ashtu dhe në fshat. Sipas skemës së re të rritjes, në muajin maj pensioni i plotë minimal i qytetit do të rritet 10 për qind, ose në masën 951 lekë në muaj. Duke përfshirë këtu edhe kompensimet, kjo masë pritet të arrijë në nivelin 12226 lekë. Në të njëjtën përqindje do të rriten edhe pensionet e plota maksimale të qytetit. Por, këta pensionistë që marrin këtë lloj pensioni do të përfitojnë një rritje akoma edhe më të madhe, pavarësisht se përqindja është e njëjtë. Kështu, sipas llogaritjeve paraprake, një pensionist që trajtohet me pension maksimal qyteti do të marrë një shtesë prej 1900 lekësh në muaj dhe si pasojë të ardhurat mujore kapin nivelin e 21433 lekëve. Ndërkohë, ashtu siç është vepruar edhe gjatë viteve të kaluara, pritet që kjo rritje të mos cenojë kompensimet e ndryshme që përfitojnë pensionistët. Specialistët e ISSH-së sqarojnë se të gjithë pensionistët pa përjashtim, përveç rritjes së re të pensionit, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të qeverisë.
ǒdo të ndodhë me pensionet në fshat
Pensionet e fshatit do të rriten në masën 20 për qind në muajin maj. Kjo shifër e përkthyer në vlerë monetare do të thotë një rritje prej 1040 lekësh në muaj. Kështu, pas kësaj rritjeje, pensioni i plotë i pleqërisë në fshat do të arrijë në masën 6240 lekë në muaj. Ndërsa të ardhurat mujore të pensionistëve të fshatit, që kanë pensione të plota, mbas kësaj rritjeje pritet të arrijnë nga 6240 lekë në 7130 lekë në muaj. Sipas ekspertëve të pensioneve, në krahasim me rritjet e aplikuara gjatë këtyre viteve, pensionet e qytetit do të rriten më shumë. Ekspertët shpjegojnë se ky hap është marrë për të minimizuar efektet negative nga rritja e çmimeve. Rritja e pensioneve, përveç shtimit të të ardhurave personale të vetë pensionistëve, ka si qëllim që t’u jepet një hapësirë të gjitha kategorive të pensioneve për t’u rritur, në mënyrë që të mos ulet interesi për kontributet e pensioneve të diferencuara. Sipas specialistëve të pensioneve, këto rritje kanë si qëllim që ta bëjnë sa më tërheqëse skemën e sigurimeve shoqërore si dhe të shtojnë sa më shumë të ardhurat mujore të pensionistëve. Aktualisht, pensioni i plotë minimal i pleqërisë është 9515 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal në qytet kapërcen dyfishin e pensionit bazë, pra jo më shumë se 19030 në muaj.
25 Shkurt 2009