ILO: 8 mijë fëmijë braktisën shkollën për të punuar
Fëmijët janë krah i madh pune në vendin tonë. Plot 8 mijë persona të moshës, 10-16 vjeç gjenden në rrugë, fabrika e punishte si punëtorë. Ata kanë braktisur shkollën për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe janë të detyruar të punojnë. Shifra bëhet e ditur në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Në takimin e organizuar me këtë rast ministrat, Barka dhe Pollo deklaruan masat që do të merren për eliminimin e këtij fenomeni.
Sipas ministrit të Arsimit, Genc Pollo, braktisja e shkollës për shkak të punës që kryejnë fëmijët është më e hasur në komunitetin rom dhe egjiptian. "Jemi të ndërgjegjshëm se numri më i madh i fëmijëve që punojnë janë romë", tha Pollo ndërsa shtoi se "masat për parandalimin e këtij fenomeni harmonizohen në zhvillimin e kurseve, mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët romë 3-5 vjeç, krijimin e klasave të integruara për eliminimin e braktisjes së shkollës nga romët etj".
Ndërsa ministri i Punës, Kosta Barka, bëri të ditur dy projekte të reja që synojnë largimin e 650 fëmijëve nga rruga. Zbatimi i projekteve do të shtrihet në Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Shkodër, duke parashikuar që të asistohen rreth 650 fëmijë të përfshirë në format më të këqija të punës. "Grupi i targetuar do të jenë fëmijët që punojnë në rrugë, bujqësi, shërbime dhe ata të përfshirë në trafikim ose/dhe aktivitete të paligjshme", tha ai. Ende nuk ka një shifër zyrtare për fëmijët që punojnë, ata janë vetëm të organizatave joqeveritare. Ndaj për herë të parë, MPCS në bashkëpunim me INSTAT do të organizojë një studim për punën e fëmijëve në Shqipëri, që pritet të sjellë një informacion të saktë rreth përmasave të fenomenit, shkaqeve që e stimulojnë dhe tendencat në sektorët kryesorë të ekonomisë. Rezultatet e këtij studimi do të shërbejnë për të hartuar politika dhe programe konkrete në përshtatje me tendencat dhe përmasat e fenomenit. Sipas ministrit të Punës, të dhënat aktuale tregojnë se shkaktar i fenomenit është eksodi masiv rural drejt qyteteve. "Në mjaft raste, fëmijët bëhen kontribuuesit kryesorë në të ardhurat e familjes dhe kjo shoqërohet me rënien e frekuentimit të shkollës si në zonat urbane dhe ato rurale, duke sjellë pasoja negative e pothuaj të pariparueshme për të ardhmen e tyre", u shpreh Barka në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve.
Mesazhi
Edukim arsimor, kundër punës së fëmijëve
"Edukim për të gjithë fëmijët të paktën deri në moshën minimale të punësimit; politika arsimore që përfshijnë fëmijët që punojnë dhe grupe të tjera të përjashtuara; edukim cilësor dhe trajnim profesional; edukim për të gjithë fëmijët dhe kushte të përshtatshme pune për të rriturit". Janë këto disa nga orientimet që jep me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve kryesore, Juan Somavia, drejtor i Përgjithshëm i ILO-s. Sipas tij, pavarësisht progresit global në fusha të ndryshme, është e papranueshme që kaq shumë fëmijë duhet të punojnë për mbijetesën e tyre dhe të familjeve të tyre. Këtë vit, fokusi i Ditës Kombëtare Kundër Punës së Fëmijëve është: Edukimi - përgjigjja e duhur për punën e fëmijëve. Në mesazhin që Somavia ka lançuar për 12 qershorin theksohet se duhet të nxiten dimensionet arsimore për këtë kategori fëmijësh. Kjo pasi, në të gjithë botën "më shumë se 70 milionë fëmijë të shkollës fillore nuk janë të regjistruar në shkollë. Shumë nga këta dhe të tjerë nxënës shkollash fillojnë të punojnë në një moshë të vogël, shpesh nën moshën minimale të lejuar për punësim. Dhe kur familjes i duhet të bëjë një zgjedhje për të çuar në shkollë një djalë apo një vajzë, shpesh kjo e fundit sakrifikohet".