E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mot me vranësira, shi dhe erë në plazh

Edhe këtë fundjavë nuk do të bëjmë plazh. Koha nuk do të na japë mundësi për të marrë rreze dielli, apo për t‘u nxirë poshtë çadrave. Nuk do të kemi ulje të menjëhershme të temperaturave. Ato do të ndryshojnë me shumë pak gradë gjatë fundjavës, por moti i paqëndrueshëm, shirat lokalë dhe rrymat, të cilat kanë pushtuar rajonin, nuk janë të favorshme për të shkuar pranë detit. Moti i paqëndrueshëm dhe vranësirat do të vazhdojnë për të gjithë fundin e javës, ndërsa nuk do të ketë freskim apo temperatura të ulëta. Vapa e këtyre ditëve do të vazhdojë edhe për tri ditë të tjera. Instituti i Hidrometeorologjisë ka parashikuar që java e ardhshme do të jetë më e mirë, me temperatura dhe mot të qëndrueshëm. Por, nga ana tjetër, vetëm pas datës 20 të këtij muaji do të kemi një verë të vërtetë, me qiell të hapur, diell të fortë për plazh dhe në të njëjtën kohë temperatura tepër të larta. Sakaq, sipas sinoptikanëve, vendi ynë është përfshirë nga presioni i rrymave të paqëndrueshme dhe relativisht të ngrohta.

Vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të ulët, me qendër në Veri të Evropës. Masat ajrore që qarkullojnë janë të paqëndrueshme, pak më të lagëta dhe më të freskëta se 24 orë më parë. Moti do të jetë i alternuar me kthjellime dhe shtim vranësirash në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat kryesore në vend, përgjatë fundjavës, parashikohen të jenë si më poshtë: Tiranë 19 dhe 27 gradë Celsius, 16 dhe 28 gradë Celsius në Kukës, 12 dhe 25 gradë Celsius në Korçë, 19 dhe 27 gradë Celsius në Vlorë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›