Pezullohet puna në QSUT, Ndoka pret firmën e Berishës
Kriza e ilaçeve në spital ka shkuar atje ku s‘mban më. Spitali më prestigjioz i vendit, qendra më e madhe universitare që ofron shërbim të kualifikuar dhe futet në rang terciar, është "sëmurë" rëndë. Duke lënë pacientët në një anë dhe duke menduar se si do të zgjidhet kriza, janë dhënë dy alternativa për përmirësimin e gjendjes. Sipas drejtorit të QSUT-së, është bërë me dije edhe sekretari i përgjithshëm në Kryeministri për të menduar një rrugëzgjidhje. Ndërsa alternativa e dytë është pritja e firmosjes së shkarkimit nga detyra e drejtorit të QSUT-së, kërkesë e bërë kjo nga ministri. "Presim firmën e Berishës për shkarkimin e Pepës. Të gjitha procedurat për barnat janë kryer", tha dje ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, për gazetën "Shqip".
Ndërkaq, spitali më i madh i vendit, pas tre javësh mund të jetë gati për t‘u "mbyllur" në rast se nuk do të merren masa, duke iu referuar deklaratave të kreut të tij. Dje, drejtori i qendrës "Nënë Tereza" ka deklaruar se QSUT-ja është përballë një krize të madhe ilaçesh. "Sipas analizës që kemi bërë pas tre javësh, në shumicën më të madhe të shërbimeve nuk do të kemi ilaçe", tha Mati Pepa. Sipas tij, për këtë gjendje janë njoftuar ministri i Shëndetësisë dhe Kryeministri.
Arsyeja kryesore e këtyre mungesave është moskryerja e tenderave për pajisje me ilaçe dhe materiale shëndetësore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas QSUT-së, janë rreth 11 tendera, të cilat ende nuk janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë, mes tyre dhe ai i barnave. Por jo vetëm kaq, kriza e ilaçeve që ka pushtuar QSUT-në që në fillim të vitit, teksa pritej të përmirësohej, do të përkeqësohet më tej. Konkretisht, drejtori i qendrës spitalore më të madhe të vendit, ka deklaruar se problemet kanë ardhur nga keqmenaxhimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe në të njëjtën kohë, edhe si pasojë e moskryerjes në kohë të procedurave të tenderave. "Nuk kanë nisur ende procedurat e tenderave, do të përballemi me vështirësi të mëdha, për këtë kam njoftuar edhe sekretarin e përgjithshëm në Kryeministri", sqaroi Pepa. Bëhet fjalë për ilaçe të shtrenjta e të lira, pajisje mjekësore, pajisje për ndërhyrjet kirurgjikale. Deri tani spitali ka funksionuar duke kryer blerje të vogla, ndërsa kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Pas shpalljes së procedurave të tenderit, e derisa të mbërrijnë ilaçet duhet të paktën 3 muaj. Pak kohë më parë, nëpërmjet një donacioni, QSUT-ja u pajis me mjete shëndetësore, me barna, qetësues. Deri në përfundimin e tyre, pas tri javësh, spitalit do t‘i duhet të ketë furnizime të tjera, në rast se nuk do t‘i vendoset "dryni".
Reagimi i ministrisë
Kriza e barnave, spekulime
të drejtorit të papërgjegjshëm
"Ministria e Shëndetësisë, bazuar në kërkesat e ardhura nga të gjitha spitalet në vend dhe fondin në dispozicion dhënë nga buxheti i shtetit, ka kryer në kohë të gjitha detyrimet e saj administrative e ligjore për blerjen dhe furnizimin me barna të spitaleve". Ky ka qenë njoftimi i djeshëm zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas këtij njoftimi, mbi bazën e vendimit të KM, procedurat e tenderimit nuk kryhen më në njësinë e prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, por nga kjo njësi dërgohen në Agjencinë e Prokurimit Publik, për tenderim elektronik. Drejtoria e Prokurimeve i ka kryer të gjitha procedurat javë më parë dhe është në pritje të ecurisë së procesit nga APP. Këto procedura janë kryer në të njëjtën periudhë me vitet e mëparshme dhe përfundimi i tyre gjithashtu do të vijë brenda muajve të verës, sipas procedurave të përcaktuara në ligj. Deri në mbyllje të procesit kontraktues, çdo institucion ka pasur dhe ka të drejtë ligjore të procedojë me shtesa konkrete për barnat më urgjente e më të përdorshme. Pra, është e qartë se të gjitha spekulimet e bëra në drejtim të ministrisë nga ish-drejtori i QSUT-së janë të pabaza dhe të pavërteta. Ministria e Shëndetësisë sqaron se spekulimet e bëra nga zyrat e shtetit nga drejtori i pezulluar i QSUT-së "Nënë Tereza" janë të papërgjegjshme.