Ikonat e reja te modes
Nuk kane pozuar kurre per kopertinat e revistave per meshkuj. Shpesh jane protagonistet e kronikave roze te shume gazetave. Me te shumtat jane top-modele te famshme te pakten ne boten e modes. Per ti gjykuar me mire flet pagesa e tyre qe per nje sfilate mode arrin deri ne 25 mije dollare. Superprofesioniste dhe shume seksi keto vajza jane pjese e pasarelave me te nxehta te modes ne te gjithe boten nga Nju Jorku ne Milano nga Parisi ne Londer. Ndersa ne i kemi hasur ne shume reklama duke shfletuar faqet e gazetave e te revistave ato luftojne si luanesha per te arritur ne maje. Qellimi Per te qene te pazevendesueshme.
Te perenduara nga mosha dhe skandalet e pafundme fytyrat e Naomit dhe Kate Moss nuk mbeten tjeter vecse si vajza me pamje te embel dhe ekzotike qe per tu ngjitur serish ne boten e modes presin castin e duhur per te nxjerre thonjte dhe dhembet.
Edhe ne boten e modes nuk perjashtohesh nga berrylat prapaskenat dhe modelet pa pervoje te cilat bejne 70 sfilata ne jave dhe paguhen 200 euro per nje ore ndersa per top-modelet e verteta gjithcka ndryshon pasi per nje vit arrijne ne 200 mije dollare. Fale bukurise dhe pervojes se tyre ato kane arritur te afirmohen ne kete fushe duke firmosur e nenshkruar kontrata pafund me shume revista dhe agjenci mode. Megjithate pavaresisht ketyre mungon ende magjia kalimi nga top-modele ne nje yll.
Por cilat jane sot fytyrat me te preferuara te stilisteve te njohur Te njejtat qe kemi pare ne pasarelat e Milanos Parisit Londres Nju Jorkut Anja Kim Xhema dhe Koko.
Anja RubikEumlshte 24 vjece me origjine polake. Karl Lagerfeld ka preferuar ta fotografoje personalisht per fushaten Chanel Eyewear 2007-2008. Per fansat e shumte eshte modelja me e bukur qe ka kapercyer ndonjehere kufijte polake. Anja ka shetitur te gjithe boten per te qene gjithmone prane prinderve. Ka jetuar ne Greqi Kanada Afriken e Jugut dhe France. Pikerisht ne Paris linden edhe kontaktet e para me boten e modes fillimisht si nje pune qejfi gjate pushimeve verore e me pas si nje profesion te cilit i dedikon shpirtin dhe mbi te gjitha trupin. Sot eshte imazhi i pazevendesueshem i markes se famshme Belstaff fotografuar nga Steven Meisel. Shume persona mendojne se Anja do te jete superylli i ardhshem. Pasioni i saj eshte letersia arti dhe zhytja nen uje.
Kim NoordaEumlshte 23 vjece me origjine holandeze. Me gjatesine e saj 1 meter e 80 centimetra per te cilen shprehet se eshte dhurate nga Zoti konsiderohet si nje nga modelet me te preferuara per haute couture moden e rende. Kim eshte ikona seksi e Holandes. E lindur ne Amsterdam me 22 prill te 1986-s top-modelja bionde bukuroshe me sy te kalter te magjeps me freskine embelsine dhe klasin e saj. Me sakte eshte modelja me e kerkuar e momentit dhe kjo e shpjegon suksesin shprehet nje stiliste e famshme holandeze e cila qe kur e njohu ne moshen 17-vjecare i kerkoi menjehere te nenshkruanin kontrate. Per agjencine ku punon Kim eshte lloj bingoje. Te gjithe duan te shikojne bukurine e saj magjepsese. Kim ka sfiduar per shume marka te njohura si Lanvin Miu Miu Chloeacute Hermegraves Chanel dhe Givenchy. Keto jane vetem disa prej tyre.
Xhema UardEumlshte 22 vjece me origjine australiane. Uard ka qene shpesh protagoniste e faqeve roze te gazetave per shkak te lidhjes se saj me aktorin Heath Ledger qe humbi jeten para pak muajsh per shkak te nje overdoze. Revista e miliardereve Forbes e quajtur ndryshe dhe bibla e kapitalizmit e ka renditur mes modeleve me te paguara te botes domethene mes atyre qe fitojme me shume se 13 milione dollare ne nje vit nga sfilatat dhe sherbimet fotografike. Pelqehet sidomos ne Japoni. Por te ardhurat e Xhemes vijne kryesisht nga Lindja e Larget dhe nga gjigandi i kozmetikes japoneze i quajtur Kose. Ajo qe vleresohet me shume eshte pamja e saj si kukull ndaj eshte shpesh edhe e preferuara e gjiganteve te modes si Valentino Dior Dolce amp Gabana Karl Lagerfeld Swarovski dhe Luis Vuiton. Zevendesoi Kate Moss-in ne reklamen e parfumit te Calvin Klein Obsesion Night per meshkuj. Por Uard duket se pas pasarelave e ka te siguruar vendin edhe ne kinema. Ne maj ne Amerike pritet te dale filmi The Strangers ku Xhema interpreton perkrah Liv Teilorit.
Koko Roka21-vjecarja kanadeze eshte nje prej pese modeleve te zgjedhura qe pozon per kalendarin Pirelli 2008. Edhe pse eshte kanadeze per kete adoleshente qe pritet ti jape shume botes se modes legjenda tregon se praktikonte kercimin popullor irlandez ne nivel profesional deri kur engjelli e zbuloi dhe e shoqeroi per ne pasarele. Ishte vetem 14 vjece. Vetem pak kohe me pas ishte bere fytyra me e shpeshte e revistave te modes. Ne 2007-n ne javen e modes ne Paris ishte e para qe hapi sfilaten e stilistit Jean-Paul Gaultier. Ka qene edhe modele te Balenciaga dhe Dolce amp Gabbana ndersa Cristian Dior e kerkoi me ngulm per te prezantuar sfilaten pranvere-vere 2009.