E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSIG, ndez debatin mes qeverisë dhe opozitës

 

Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagoi dje Partia Socialiste. Nënsekretari për Programin, Ilir Beqja tha dje duke ironizuar se: “Duhet të falënderojmë Ministrinë e Financave që vendosi të pranojë publikisht dështimin e bujshëm të privatizimit të INSIG”. Sipas tij, nuk është faji i Partisë Socialiste pse privatizimi i INSIG u vonua deri në vjeshtën e vitit 2008, por është paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisë së Sali Berishës”. “Të dhënat e AMF dëshmojnë se INSIG në këtë periudhë zotëron vetëm 7,7 % të tregut të sigurimit të jo-jetës (ky treg zë 93 % të gjithë tregut të sigurimeve)”, tha Beqja. Por përmes një deklaratë për shtyp Ministria e Financave ka reaguar duke thënë se sipas të dhënave zyrtare të AMF-ë, konfirmohet se kompania INSIG për vitin 2008 renditet e dyta në treg nga 10 kompani, që operojnë për sigurimet e jetës dhe jo jetës në Shqipëri, duke zotëruar mbi 16 % të këtij tregu. “Ndërsa në vitin 2003 kur kompania INSIG u vlerësua vetëm 25 milionë dollarë për 100 % të aksioneve, në vitin 2008 vlera e tij ishte 53.2 milionë dollarë ose dy herë më e lartë se periudha kur qeveriste partia e zotit Beqja”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›