E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, vdes në aksident 35-vjeçari

 

LEZHE - Përplasja e dy makinave në superstradën Lezhë-Shkodër ka shkaktuar humbjen e jetës së një udhëtari dhe plagosjen e tre të tjerëve. Pasditen e djeshme, një "Benz" me targa të huaja dhe një "Mitsubishi" i Tiranës u përfshinë në aksidentin e rëndë, në afërsi të fshatit Dajç. Makina me targa të huaja, drejtuar nga Armir Gjikola po lëvizte në drejtim të Tiranës, ndërsa ajo e drejtuar nga Agron Hysi drejt Shkodrës. Sipas burimeve të policisë, të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe tentativa e tyre për të parakaluar në superstradë ka shkaktuar përplasjen e fortë. Nga goditja e fuqishme humbi jetën menjëherë Agron Hysi, 35 vjeç nga Tirana. Të plagosur në këtë aksidenti mbetën Edmir Zëri, 33 vjeç me banim në Rinas, 29-vjeçari Arben Saluku, banues në Tiranë dhe 20-vjeçari Lulzim Dragoni, nga Shkodra. Ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke kryer ekspertizën dhe pritet të nxjerrë edhe shkaqet e aksidentit tragjik. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›