E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Braçe: Qeveria ka dështuar me realizimet buxhetore

 

Partia Socialiste akuzoi qeverinë se ka dështuar plotësisht në realizimet buxhetore në dy muajt e parë të këtij viti. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe gjatë një konference për shtyp tha dje se mosrealizimi i planifikimeve buxhetore rrezikon të fusë ekonominë e vendit në krizë të rëndë.  
“Shifrat e realizimit të buxhetit të shtetit, për vitin 2009, vetëm për dy muajt e parë, tregojnë një rrezik të madh për ekonominë e vendit, rrezik të madh për ekonominë e çdo familjeje, rritjen e varfërisë, rritjen e tmerrshme të papunësisë, si dhe mungesën e zërit të investimeve publike në vend”, u shpreh dje Braçe. Nënkryetari i grupit socialist renditi një sërë arsyesh që dëshmojnë shkeljet, që sipas tij janë bërë në buxhetin e shtetit. “Në zërin e të ardhurave ligji i buxhetit të shtetit është shkelur duke treguar vetëm për dy muaj një deficit prej 35 milionë dollarësh. Tatimi mbi fitimin në dy muaj nuk është realizuar vetëm në 4 milionë dollarë, tatimi mbi pasurinë ka një mosrealizim në masën 4.3 milionë dollarë, taksat lokale vetëm në dy muaj kanë një mosrealizim në mbi 7 milionë dollarë”.
Sipas PS, të gjitha këto tregojnë shtrirjen e krizës në çdo biznes apo shtrirjen e institucioneve financiare, si: “Banka e Shqipërisë në pamundësi të saj për t’u përgjigjur në kohë detyrimit për derdhjen e fitimit në buxhetin shtetit”.
Por pas kësaj deklarate të Braçes, ka reaguar edhe Ministria e Transporteve. “Nënkryetari 1 Euro i grupit parlamentar të partisë së bashkisë, mashtroi publikisht për çështjen e investimeve në infrastrukturë. MPPTT i bën të ditur opinionit publik se investimet publike në vitin 2008 janë realizuar në masën 108 %, ndërsa në ujësjellës 96%”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie.

akuzat e braçes

TVSH mosrealizim me 10 mln USD/93% Tatim fitimi mosrealizim me 4 mln USD/85% Tatimi mbi pasurinë mosrealizim me 4.3 mln USD/ 27.9% Taksat lokale kanë një mosrealizim me 7.3 mln USD/58.3 %
Reagimi i ministrisë

108 për qind janë realizimet e investimeve publike për 2008 96 për qind janë realizimet e investimeve në ujësjellës Lushnje-Fier ka përfunduar pritet inaugurimi i rrugës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›