INSTAT: Indeksi i çmimeve të konsumit arriti në 101,6 për qind
Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, indeksi i çmimeve të konsumit në tremujorin e katërt të vitit 2008 arriti në 101.6 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007 (Dhjetor 2007 = 100), duke shënuar një rritje prej 1.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Insituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2007, indeksi shënoi një rritje prej 2.5 për qind.
Gjatë këtij tremujori indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkolike" shënoi një rritje prej 3.6 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm, ndërsa indeksi i grupit "Pije alkolike dhe duhan" një rritje prej 1.2 për qind. Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të prodhimit në tremujorin e katërt të vitit 2008 arriti 111.1 për qind, duke shënuar një ulje prej 0.5 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm.