Shqipëria aplikon për në BE me 28 prill, Berisha injoron kundërshtimet e ndërkombëtarëve

Kryeministri do të zhvillojë një vizitojë në Pragë, në fund të muajit Prill
Shqipëria aplikon për statusin e vendit kandidat në BE, në datën 28 prill. Qeveria shqiptare është e vendosur të dorëzojë zyrtarisht kërkesën e saj për kandidimin e vendit në BE, brenda presidencës Çeke. As deklaratat pesimiste të ndërkombëtarëve nuk e ndalin qeverinë shqiptare të ndërmarrë një veprim të tillë, pavarësisht se bëhet mëse e qartë që shqyrtimi i këtij aplikimi nuk do të mund të bëhet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka konfirmuar se aplikimi i vendit kandidat për në BE, do të realizohet gjatë vizitës së kryeministrit Berisha në Pragë, në fund të prillit, ku një gjë e tillë konfirmohet edhe nga burime zyrtare të Komisionit Europian.Mësohet se kërkesa për aplikim do të jetë një tekst vetëm një faqe, dhe në të pritet të paraqitet ecuria e Shqipërisë dhe argumentet përse Shqipëria kërkon të hedhë këtë hap. Në qoftë se keni marrë axhendën e kryeministrit për muajin prill, atëherë besoj që keni të drejtë, ka deklaruar ministrja Bregu, lidhur me pyetjen nëse qëllimi i vizitës së kryeministrit Berisha gjatë kësaj date në Pragë, ka të bëjë me dorëzimin e kërkesës për statusin kandidat. Qeveria shqiptare këmbëngul të finalizojë dorëzimin e kërkesës brenda presidencës çeke, nxitim i cili shuan shpresat që kërkesa në union mund të pranohet. Gjithashtu mësohet se diplomacia shqiptare ka siguruar mbështetjen e disa vendeve për të ndërmarrë këtë veprim teksa ende ka zëra kundër brenda Bashkimit Evropian.
Aplikimi në BE, ndërkombëtarët: Nuk ju mirëpresim tani
Ndërkombëtarët i qëndrojnë strik kërkesës së tyre drejtuar qeverisë shqiptare për mosdorëzimin e kërkesës para zgjedhjeve të qershorit. Këto qëndrime janë përforcuar nga ambasadori gjerman në Tiranë, i cili deklaroi se Shqipëria duhet të presë madje edhe zbutjen e krizës ekonomike. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe ministri i Jashtëm çek, Karl Schëvarzenberg, i cili duke përmendur krizën ekonomike në të cilën është përfshirë edhe vet BE, ka deklaruar se një kërkesë nga Shqipëria për tu bashkuar me këtë union, nuk do të ishte e mirëpritur. Sakaq, ministri i Jashtëm çek, sugjeroi hapur për të shtyrë në një moment tjetër, më të përshtatshëm, aplikimin. Me gjithë mbështetjen dhe vullnetin e mirë të disa prej ndërkombëtarëve, aplikon apo jo Shqipëria në këtë gjashtëmujor, duket se vendimi për ti dhënë mandat Komisionit për të vijuar me këtë proces do të merret nga presidenca e ardhshme suedeze, pas zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri.
Diplomacia çeke e ndarë në mendime
Ndërkohë nga ana tjetër, diplomacia çeke brenda saj vazhdon të mos kuptohet. Në qendër të sulmeve kundër këtij aplikimi është ambasadorja çeke, Fialkova e cila është në krye të kontestuesve dhe nuk lë ditë pa shfrytëzuar momentin për të kundërshtuar kërkesën për vendin kandidat. Fialkova nga ana e saj i qëndron strikt mendimit që qeveria shqiptare të mos nxitohet me marrjen e vendimit për aplikimin, pasi sipas saj pavarësisht se kur qeveria shqiptare do të vendosë të aplikojë për statusin e vendit kandidat, shqyrtimi do të jetë vetëm pas zgjedhjeve të qershorit, madje pas publikimit nga ana e Komisionit Europian të progres-raportit të përvitshëm të vjeshtës. Përgjigja do të vijë pas zgjedhjeve elektorale, ose në tetor të këtij viti kohë, që përkon me prezantimin e progres-raportit për Shqipërinë, u shpreh ajo. Kësaj deklarate i bashkohet ambasadori amerikan Uilson dhe ai gjerman Bosch. Ndërsa nga ana tjetër qëndron deklarata e Kryetarit të Komisionit të ligjeve në parlamentin çek, Marek Benda, i cili përkrah aplikimin e Shqipërisë brenda presidencës çeke, duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të vonohet për aplikimin në statusin e vendit kandidat në Bashkimi Europian, përtej muajit qershorit. Pohim, i cili mbështetet edhe nga zëdhënësja e Solanës, Gallach, kryeparlamentari i Polonisë, Kancelarja Merkel dhe ndonjë shtet tjetër. Deklarata të tilla, krijojnë një çorientim jo vetëm mes diplomacisë çeke, të cilët qëndrojnë të veçuar, por edhe mes vetë ndërkombëtarëve.
Last Updated on Friday, 17 April 2009 07:38