E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin mars, u rrit 0.6 %

Indeksi i çmimeve të konsumit gjatë muajit Mars 2009 u rrit me 0.6 për qind, në krahasim me muajin shkurt dhe 1,6 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, bëri të ditur sot Instituti i Statistikave (INSTAT). Sipas INSTAT, faktor kryesor për rritjen e përgjithshme të indeksit të çmimeve të konsumit është pikërisht rritja e energjisë elektrike që ka pësuar ndryshime në konceptin vjetor. Duke iu referuar treguesve të INSTAT-it, për këtë periudhë rezulton se grupi "Ushqime dhe Pije alkoolike" shënoi një rritje me 1.4 përqind, ku rritja me e madhe brenda tij vërehet në çmimin e frutave dhe zarzavateve. Ndërsa në grupet e tjera indeksi i çmimit është rritur 0.2 për qind për pije alkoolike dhe duhan dhe 0.8 për qind për transportin, ku ndikim ka dhënë rritja e çmimit të naftës dhe benzinës. Grupet që paraqitën ulje të çmimeve, janë përgjithësisht të ushqimeve, ku nënvizohet ulja e për nëngrupin "vajra dhe yndyrna" me 1.3%, qumësht djathë, vezë dhe bukë e drithëra, përkatësisht nga 0.3 dhe 0.2%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›