Rasti i Delijorgjit, mazhoranca dhe opozita, debat në Kuvend
Opozita dhe mazhoranca janë përfshitë në debate përsa i përket lidhjeve me Deliorgjin. Ka qenë deputeti socialist Taulant Balla, i cili ka deklaruar se mazhoranca është e kapur nga korrupsioni dhe është bashkëfajtore në aferat e Deliorgjit. Balla i bëri thirrje mazhorancës që të pranojë vrasjet e 97-ës dhe të marsit të 2008-ës në Gërdec. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila deklaroi se Kryesocialisti Rama ka plot 200 telefonata të regjistruara me Delijorgjin. Jo pa ironi Topalli ka kërkuar të dijë pse kreu socialist Rama nuk e përmed dhe nuk i heq lejet e ndërtimit. Vetëm një ditë më parë mediat por edhe opozita ka akuzuar për afera me kompaninë e Delijorgjit vajzën e Fahri Balliut, një nga përkrahësit e kryeministrit Berisha.