INSTAT: Peqini dhe Tirana, dy ekstremet e furnizimit me ujë
06/01/2005 Furnizimi me ujë mbetet një problem i madh, jo vetëm për rrethet e mëdha dhe me shumë banorë, por dhe për zonat rurale, ku duket se si pasojë e varfërisë, uji vazhdon të mbetet një nocion që lidhet pazgjidhshmërisht me pusin. Sipas të dhënave të INSTAT, midis rretheve, prania e furnizimit me ujë luhatet mjaft, duke filluar nga Peqini me 18.8 për qind dhe përfundon me Tiranën 69.6 për qind. Renditja e rretheve bëhet duke u nisur nga fundi dhe në rrethet me furnizimin më të ulët me ujë renditen Malësia e Madhe, Kurbini, Hasi, Mallakastra, Dibra, Librazhdi apo dhe Lushnja e Puka. Këto rrethe kanë një furnizim më pak se 30 për qind me ujë. Ndërkohë, INSTAT sqaron se shumë rrethe janë me orientim të fortë bujqësor dhe 76 për qind e banesave janë në fshat. Në të njëjtën kohë, rrethet që kanë një shkallë më të lartë të furnizimit me ujë, janë ato të industrializuara si Tirana, Durrësi, Vlora apo Kuçova, të cilat kanë një furnizim në masën 57–70 për qind.
Situata e rëndë e infrastrukturës së ujësjellësave e bën të pashpresë rregullimin e kësaj gjendjeje për një periudhë të gjatë kohe. Mungesa e furnizimit normal me ujë të pijshëm ndodh në një kohë, kur 70 për qind e furnizimit me ujë bëhet nga puset e nëntokës dhe, aktualisht, në vendin tonë gjenden 41.7 miliardë m3 ujë. Sipas llogaritjeve, konsumi vjetor për një banor është 13.300 m3 ujë, por të dhënat tregojnë se vetëm 28 për qind e ujit të shpërndarë përdoret nga familjarët apo degët e prodhimit të industrisë, ndërkohë që 72 për qind shkon për ujitjen e tokave.