Nis hetimi per lidhjet e korrupsionit mes Edvinit dhe dyshes Eftimi-Shkreli

Është mbledhur komisioni hetimor për kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Në mbledhjen e komisionit janë të pranishëm vetëm anëtarët e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, kreu i komisionit, deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri tha se do hetohen lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia që nga janari dhe deri tani. Komisioni ka kërkuar që t'i vihen në dispozocion dokumentat e KRT-së së Tiranës. "Do hetojmë sa leje u janë dhënë zyrave të Alban Eftimi dhe Artan Shkrelit", tha Xhaferri. Në përbërje të komisionit hetimor janë deputetët Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka,Gjok Vksani, Aldo Bumçi dhe Lajla Përnaska.
...