Shembja e pallatit, Admin.i firmës: U dhanë shenja
I pandehur kryesor për tragjedinë e nëntorit të vitit të kaluar, ku si pasojë e shëmbjes së një pallati në Gjirokastër humbën jetën 3 persona, deklaroi sot përpara togave të zeza se përpara shembjes punonjësit kishin ndjerë tronditje të themeleve.
GJIROKASTËR- Tragjedia e nëntorit 2008 në Gjirokastër, ku tre persona humbën jetën pas shembjes së pallatit në lagjen 11 janari mund të ishte evituar. I pandehuri kryesor për ngjarjen e rëndë, administrator i firmës, Sotiraq Janora ka deklaruar në seancën e sotme gjyqësore se punonjësit kishin filluar të ndjenin pak ditë para ngjarjes, tronditje të themeleve të pallatit.
Ndërkohë mëngjesin e tragjedisë tronditjet kanë qenë më të forta por gjithcka ka ndodhur shumë shpejt pa mundur të bëhej njoftimi për evakuimin e banorëve. Janora është i vetmi i pandehur në burg nga 7 të akuzuarit për tragjedinë e rëndë në Gjirokastër, 6 prej të cilëve procedohen në gjendje të lirë. Gjatë seancës së sotme janë marrë në pyetje edhe 6 të pandehurit e tjerë ndërsa seanca e radhës do të mbahet në datën 20 nëntor.
(e.n/News24/BalkanWeb)