E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Rriten shitjet e mallrave me pakicë

 

Gjatë tremujorit të tretë të vitit janë shitur më shumë mallra me pakicë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Gjatë kësaj periudhe është rritur ndjeshëm niveli i shitjes për karburantet. Edhe pse çmimi i karburanteve në vend nuk ka pësuar ndonjë ulje të ndjeshme, kërkesa për këtë mall rritet gjithnjë e më shumë. Sipas raportit më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT), Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në  tremujorin e tretë të 2008 arriti 179.8 për qind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 21.9 për qind. Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur me 4.4 për qind. Sipas INSTAT-it në grupin “Artikuj të përzier kryesisht ushqimore në njësi tregtare jo të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 7.6 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërsa në grupin “Tregtia dhe riparimi i automjeteve”, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 1.0 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërsa për sa i përket karburanteve indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e tretë  është rritur 6.2 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës. Sipas të dhënave nga INSTAT-i gjatë këtyre muajve, përveç rritjes së shitjeve me pakicë është vënë re se ka dhe një rritje të numrit të së punësuarave në tregtinë me pakicë.

Volumi i shitjeve

4.4 për qind është rritur indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, krahasuar me tremujorin paraardhës

7.6 për qind është rritur indeksi i volumit të shitjeve në grupin  “Artikuj të përzier kryesisht ushqimore në njësi tregtare jo të specializuara”

1.0 për qind është ulur indeksi i volumit të shitjeve në grupin “Tregtia dhe riparimi i automjeteve”

6.2 për qind është rritur indeksi i volumit të shitjeve në grupin “Tregtia me pakicë e karburanteve”

16.7 për qind është rritur indeksi i punësimit në “Tregtinë me pakicë” në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky indeks është rritur 16.7 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›