E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të majtët festojnë ditën e Çlirimit

 

VLORE - Përfaqësuesit vendorë të së majtës në Vlorë përkujtuan dje 64-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Kryebashkiaku Shpëtim Gjika, deputetë të opozitës si dhe të afërm të dëshmorëve festuan 29 Nëntorin. Për nder të kësaj dite, Gjika dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë, deputetë dhe përfaqësues të partive të majta, veteranë të luftës si dhe të afërm të të rënëve, vendosën kurora me lule në varrezat e dëshmorëve. “Ne do t’i kujtojmë të rënët për liri në çdo 29 Nëntor. Vitin e ardhshëm, pra në 65-vjetorin e çlirimit, unë si Kryetar i Bashkisë do të marr masa që çdo simbol që i përkon 29 Nëntorit, çlirimit të Shqipërisë, ta restauroj dhe sistemoj që viti jubilar i çlirimit ta gjejë Vlorën më të bukur” tha kryebashkiaku Gjika. Më 28 Nëntor, ditë kur u festua edhe pavarësia, përfaqësuesit e djathtë vendosën lule në varrezat e dëshmorëve, duke e festuar të ndarë ditën e çlirimit nga të majtët. Ata nuk kanë qenë të pranishëm ditën e djeshme, në ceremonitë e zhvilluara në qytet.      q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›