Tiranë-Arizona, një Atlantik në mes
Andis Harasani
Ju faleminderit që erdhët këtu në këtë pasdite të bukur të Tiranës. Miqtë e mi, ne kemi ardhur në fund të një udhëtimi të gjatë Populli shqiptar ka folur dhe ata kanë folur qartë. Por duart e zeza të ish-komunistëve trazuan votën e shenjtë, ata e shpërdoruan dhe e përdhunuan atë. Pak më parë unë telefonova Edvin Ramën dhe i thashë të mos gëzohej përpara kohe. Unë e futa në politikë. Unë do ta nxjerr përsëri jashtë, do ta çoj në Paris. Në Kavajë, Shijak dhe gjetkë vendosim vetë. Ne, demokratët e vërtetë shqiptarë do t´ju ngrijmë në buzë të qeshurën socialistëve që grabitën votën e lirë. Ne do të mbushim kamionë e trena me provën e madhe të grabitjes së votës, së dhunimit të kandidatëve tanë që mbrojtën lirinë e nëpërkëmbur nga bandat e Ramave me shokë, këtyre bijve të të shkuarës komuniste, që njëlloj si etërit e tyre ju del në ëndërr si fantazmë vota e lirë. Por unë i kam mundur njëherë etërit, munda njëherë bijtë dhe do t´i mund përsëri ata”.
Eshtë vera e vitit të ardhshëm në Tiranë. Sapo kanë dalë rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa njeriu që flet përpara një turme të inatosur nuk ka nevojë të prezantohet. Shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit e kanë njohur në lëkurë tonin, sjelljen dhe arrogancën e tij. As unë nuk do t´ja tregoj njëherë për njëherë emrin.
Pak muaj më parë, në pasditen e datës 5 nëntor 2008, e njëjta skenë ishte zhvilluar mijëra kilometra larg Tiranës, në Arizona, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njeriu që flet është një veteran i luftës së Vietnamit, mbi 20 vjet senator dhe me mbi 60 milionë vota të qytetarëve amerikanë. Xhon Mekein nuk kishte dilema për rivalin e tij. Duke folur për fitimtarin ai tha: “Në një konkurrencë sa të gjatë dhe të vështirë të kësaj fushate, suksesi i tij komandon respektin tim për aftësinë dhe këmbënguljen e tij. Ai ia ka dalë të realizojë këtë duke frymëzuar shpresat e kaq shumë milionë amerikanëve që dikur gabimisht kanë besuar se ata kanë pak në dorë apo kanë pak ndikim në zgjedhjen e një presidenti amerikan... Kjo është një zgjedhje historike...”. Pak më parë Mekein kishte telefonuar vetë presidentin e zgjedhur Obama për ta uruar.
Kthehemi sërish në Tiranën e të ardhmes. Ai burri flet dhe turma e eksituar brohoret. Eshtë verë dhe vapë, megjithatë njerëzit janë veshur me xhaketa. Me ngjyra të errëta. Shumica janë të zymtë dhe të egërsuar. Se çfarë fshehin poshtë tyre, kjo nuk është detyrë e artikullshkruesit ta tregojë. Lexuesi mund ta marrë me mend ose mund ta rikthejë në kujtesë vitin 1997, 2001, 2005 e kështu me radhë. Nëse sheh kronikat e vjetra televizive do të shohësh që nga protagonistët ka ndryshuar pamja – është më e mplakur; ka ndryshuar veshja – është më e shtrenjtë; ka ndryshuar nervozizmi – është më i dukshëm; nuk ka ndryshuar fjalori; është luftarak, njëlloj si ato lodrat që mban një pjesë e turmës nën xhaketa.
“Do ta denoncojmë në çdo kancelari të botës batërdinë, këtë atentat të frishkëm që ata i bënë demokracisë, aspiratave tona për t´u anëtarësuar në NATO dhe në Evropën e Bashkuar. Ne po e çonim këtë vend në botën e qytetëruar, ata duan të na kthejnë prapa në stepat dhe gulagët e vjetër të Rusisë, në krahët e baballarëve të tyre ideologjikë apo në orizoret e Kinës së Kuqe. Do ta lejojmë ne një gjë të tillë? Përgjigja jonë, me një zë është një e vetme: Kurrë!!!” Ky është momenti që në muzgun e Tiranës shpërthejnë fishekzjarrët. Jo! Nuk janë të tilla, ngjasojnë vetëm nga zhurma.
Dhe ai burri vazhdon. Eshtë i ngjirur. Zëri i ngjan vërtet si fishekzjarr që merr fluturim. “Ky është një aksident i madh historik. Partia jonë do të bëjë analizat e saj. Ne bëmë gabim që në fushatë nuk mundëm të marrim aq sa duhet shërbimet e çmuara të Shaban Memisë, nuk vumë në provë talentin e Ferdi Aponit, nuk u mbështetëm sa duhet në aftësitë organizative të Bujar Nishansit. E kështu me radhë. Ndaj fajin për këtë rezultat e ka pa diskutim edhe njëri, edhe tjetri, edhe të gjithë ata burra e gra që i futa vetë në politikë, por nuk vrapuan sa duhet në finishin e paracaktuar. Ne u penalizuam nga reformat, nga ritmi i tyre i lartë; shqiptarët që i çuam në çatinë e botës iu morën mendtë nga suksesi, e megjithatë na besuan në shumicë, por ne nuk ua ruajtëm dot votat. Por ata Zemunqarët e vjetër ta harrojnë se mund të hyjnë në zyrat tona”. Përsëri brohoritma. Përsëri “fishekzjarrë”. Pastaj shëtitje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërpritet transmetimi direkt i të gjithë televizioneve të vendit. Pastaj shumicës së tyre iu ikën sinjali. Në fillim në jug, pastaj në veri dëgjohen një seri shpërthimesh. Disa shtylla tensioni të lartë janë rrëzuar. KESH-i ende në duart e Bojaxhiut nuk nxiton t´i ngrejë në këmbë. “Ashtu të rrinë!”, vendos dhe OSSH-ja. Televizionet ndezin gjeneratorët. Qytetarët e tjerë nxitojnë të kthehen në shtëpi. Rrugët janë bosh.
”Senatori Obama dhe unë i kemi argumentuar ndryshimet tona dhe ai ka triumfuar. Pa dyshim që shumë nga ato ndryshime mbeten. Vendi ynë është në kohë të vështira dhe unë i premtoj atij sonte, se do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time për ta ndihmuar, të na drejtojë në sfidat e vështira me të cilat ne përballemi. Unë i kërkoj amerikanëve të më mbështesin e të bashkohen me mua jo vetëm për ta uruar presidentin, por për t’i ofruar atij vullnetin tonë të mirë dhe përpjekjet e sinqerta për të gjetur zgjidhje të përbashkëta dhe kompromiset e domosdoshme, për të lidhur ndryshimet tona dhe për të ndihmuar të riparojmë prosperitetin tonë, të mbrojmë sigurinë tonë në një botë të rrezikshme dhe t’u lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë një vend më të fortë dhe më të mirë nga ai që kemi trashëguar ne”. Jemi sërish në Arizona. Nëntor 2008.
Se çfarë ka ndodhur aty, shqiptarët e kanë mësuar dhe ata po presin nëntorin e tyre të radhës në verën e 2009-ës. Duartrokasin nga tribuna planetare që ndoqi me ankth dhe interes të pazakontë një garë dyvjeçare. Duartrokasin për lirinë e Kombit të Lirisë. Në Shqipëri, kjo është fjala që e ka pësuar më së shumti nga inflacioni i fundëm 18-vjeçar pluralist, është fjala që u vra e para mbasi komunistët e Enver Hoxhës fituan zgjedhjet e para “demokratike” të dhjetorit ‘45.
Fitimtarët e verës së nxehtë shqiptare 2009, ende nuk i kanë nisur festimet. Eshtë mbledhur një masë e jashtëzakonshme njerëzish. Në katër vitet e fundit, nuk është parë kurrë një dyndje e tillë në selinë rozë. Janë të gjithë me flamuj. Të kuq e të zinj, blu si të NATO-s dhe BE-së, me trëndafil si të partisë triumfuese. “Sovrani e dha verdiktin: Në 24 orët e sovranitetit të tij të plotë ai i dha Shqipërisë qeverisjen që do të ndërtojë Shqipërinë normale”. Në gëzim fjalët gjenden lehtësisht. Brenda selisë janë liderët e të gjitha partive të majta dhe të qendrës së djathtë. Disa nga ata që drejtojnë partitë e djathta kanë telefonuar shpeshherë. Mes tyre dhe një mik imi. Kur humbi në zgjedhjet e korrikut 2005 në garën për deputet, shkroi plot patos një artikull ku thoshte se peshku qelbet nga koka. E përkthyer në anglisht, do të thoshte: “Fajin, Arizona e dashur, e ka Sarah Pelin, e kanë bashkëpunëtorët e mi, e ka Xhorxh W. Bushi, kriza, kompjuterët e numërimit... Por unë do t´ia nxij buzëqeshjen Obamës...!”
Tirana dhe Arizona janë dëshpërimisht larg. Të gjithë ne kemi mbyllur hesapet me tribunën nga ku kemi ndjekur garën amerikane. Dhe jemi sërish këtu. Sa për të kuptuar distancën që na ndan. Shumëfish më shumë se Atlantiku në mes.